E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKI miraton Rezolutën për Kosovën

TIRANE-Konferenca Islamike miratoi një Rezolutë për Kosovën me 57 vota pro. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ilir Meta bëri të ditur sot se 57 vende kanë votuar në unanimitet rezolutën e inicuar nga shqipëria për Republikën e Kosovës.

Meta u shpreh se miratimi i kësja rezolute është hap përpara për njohjet ndaj shteti të ri të Kosovës.

“Organizata e Konferencës Islamike (OKI) dha mbështetje të fuqishme për Kosovën. Rezoluta vlerëson progresin e bërë nga institucionet demokratike të Kosovës dhe bashkëjetesën ndëretnike. Rezoluta u bëri të ditur vendeve islamike se Kosova është jep kontribut me këto në stabilitetin rajonal”, u shpreh Meta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›