E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me Ramën, zyra e Kryeministrit Kurti: Vullnet për forcimin e marrëdhënieve

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/ Zyra e kryeministrit të Kosovës bëri të ditur disa detaje për takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit.

“Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›