Takimi, ministri Mediu në Spanjë për ujërat
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në konferencën IV ministeriale për ujërat në rajonin e Mesdheut. Temë e diskutimit në këtë aktivitet ishte strategjia për ujërat, në bazë të së cilës do të orientohen politikat kombëtare të së secilit vend anëtar të Mesdheut për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve ujore. Ministri Mediu pati takime me homologë të tij, mes të cilëve dhe ajo e Spanjës, Elena Espinoza. Ai foli në këtë takim për përpjekjet që janë bërë për administrimin e burimeve ujore dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Konferenca IV ministeriale i paraprin takimit të qershorit, ku do të marrin pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive të rajonit të Mesdheut.