Sikurse jeni ne dijeni, sapo ka perfunduar mbledhja e Keshillit te Ministrave, tematika kryesore e se ciles ishte diskutimi dhe vendimmarrja per disa ceshtje te rendesishme lidhur me thellimin e refo
Sikurse jeni ne dijeni, sapo ka perfunduar mbledhja e Keshillit te Ministrave, tematika kryesore e se ciles ishte diskutimi dhe vendimmarrja per disa ceshtje te rendesishme lidhur me thellimin e reformes legjislative dhe institucionale, te cilat, i sherbejne vecanerisht parandalimit dhe luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, pastrimit te parave dhe terrorizmit.
Vendimet e rendesishme qe mori Qeveria sot, jane ne vazhden e reformave reale, te prekshme dhe produktive, ne kohen e duhur dhe me efekte te menjehershme qe qeveria ka ndermarre dhe do te vazhdoje te ndermarre ne te ardhmen.
Duke perfituar nga rasti, do te deshiroja t'ju informoj se ku konsistojne dhe cfare synojne vendimet e marra sot. Ne kete kuader do te vecoja :
- Projektligjin per organizimin dhe funksionimin e gjykatave per krimet e renda, i cili synon qe, ne perputhje me pervojen nderkombetare dhe ne pergjigje te perpjekjeve te vendosura kunder fenomeneve serioze kriminale, te krijohet nje sistem i gjykatave, prokurorive dhe policise gjyqesore te pajisur me infrastrukture dhe mjete pune sa me bashkekohore, me njerez shume te afte profesionalisht dhe te trajtuar e mbrojtur ne menyre te posacme nga shteti.
- projektligjin per shtesa dhe ndryshime ne ligjin per parandalimin e pastrimit te parave, i cili synon permiresimin efektiv dhe thelbesor te organizimit dhe funksionimit te organeve tona pergjegjese ne kete drejtim, te rrethit te subjekteve dhe proceduarve te nevojshme per evidentimin dhe raportimin e transaksioneve financiare, me synim parandalimin dhe zbulimin e rasteve te pastrimit te parave;
- projektligjin per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin Penal dhe ai ne Kodin e Procedures Penale, te cilet synojne qe te zgjerojne dhe qartesojne rrethin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e pasurive qe burojne nga krimi, financimin e terrorizmit, masat efektive dhe bashkekohore per evidentimin, bllokimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e ketyre pasurive te paligjshme ;
- projektligjin per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin aktual per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise, qe synon te permiresoje disa ceshtje te rendesishme te organizimit dhe funksionimit efektiv te ketij institucioni.
- Njekohesisht qeveria miratoi edhe disa konventa te rendesishme nderkombetare te fushes penale.
- Pervec ketyre, ne funksion te forcimit te pavaresise, efektivitetit, profesionalizmit, ndershmerise dhe te statusit e te karrieres gjyqesore, qeveria miratoi edhe nje projektligj shume te rendesishem me te cilin parashikohet nje rritje thelbesore dhe konceptim bashkekohor te pagave te gjyqtareve dhe prokuroreve shqiptare.
Sic permenda me lart, reforma nuk fillon dhe mbaron ketu, por ne te ardhmen do te paraqesim nisma te tjera ligjore ku do te vecoja ligjin per mbrojtjen e deshmitareve, bashkepunetoreve te drejtesise dhe viktimave te krimit, amendamente te tjera ne Kodin Penal dhe ne Kodin e Procedures Penale etj. Keto nisma perputhen me angazhimet tona dhe zbatimin efektiv te konventave nderkombetare, disa prej te cilave jane shqyrtuar dhe miratuar edhe ne mbledhjen e sotme te qeverise.
Jemi te ndergjegjshem se kjo pune do te ishte gjysmake dhe nuk do te realizoheshin objektivat qe i kemi vene vehtes nese paralelisht me to nuk do te merren masa per zbatimin e tyre.
Eshte e ditur se zbatimi i ligjeve ne fushen e drejtesise, nuk eshte objekt i posacem pune vetem i Ministrise se Drejtesise apo qeverise ne pergjithesi, perderisa keto ligje kane ngarkuar organe te tjera me pergjegjesi konkrete per zbatimin e tyre
Ne jemi te vendosur qe brenda kompetencave qe na jep ligji dhe, ne vecanti, ligjet per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, te Prokurorise dhe te Ministrise se Drejtesise, qe me seriozitetin maksimal te godasim me rreptesi dhe pa vonese fenomenet e shkeljeve te ligjit prej gjyqtareve dhe prokuroreve, duke kerkuar ndeshkimin e tyre, evidentimin e te paafteve, marrjen e masave te nevojshme per permiresimin e gjendjes etj.
Me kete rast, si Minister i Drejtesise, me objektivitet dhe brenda kompetencave qe me jep ligji, nuk do te hezitoj per te nisur procedimin disiplinor ndaj gjyqtareve qe shkelin ligjin. Ju deklaroj, se kjo pune me hyrjen ne fuqi te ligjit per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, ka filluar te jape rezultate. Me nismen e procedimit disiplinor te Ministrit te Drejtesise ky Keshill ka gjykuar dhe ndeshkuar disa gjyqtare qe ne punen e tyre nuk kane respektuar ligjin.
Deshiroj t'ju informoj se me veprimtarine time, ne kuptimin e plote insititucional, kam gjetur mirekuptimin dhe angazhimin e plote te Keshilit te Larte te Drejtesise.
Nga ana jone do te vazhdoje angazhimi konkret ligjor dhe institucional per te siguruar zbatimin efektiv te parimit kushtetues te pavaresise se pushtetit gjyqesor si dhe per te realizuar kerkesat e ligjit lidhur me varesine dhe kontrollin e gjyqtarit vetem nga ligji.
Gjithashtu, Qeveria, duke njohur gjendjen aktuale te gjykatave dhe prokurorive shqiptare eshte e vendosur te mbeshtese me te gjitha mjetet e nevojshme masat lidhur me trajtimin dinjitoz te figures se gjyqtareve dhe prokuroreve, si dhe per te permiresuar kushtet e punes, per ti perafruar sa me shpejt me ato te kolegeve te tyre europiane.