E Shtunë, 31 Tetor 2026

Funksionimi i FA-së, PS thërret për interpelancë me Imamin

Pas kërkesë për interpelancë me kryeministrin Berisha, grupi kuvendor i PS-së ka kërkuar sot edhe një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Kërkesa e deputetëve socialistë i është dorëzuar sot zyrës së Kuvendit, bazohet në nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet interpelancat
 

“Thërritet për të dhënë shpjegime dhe paraqitur qëndrimin e Qeverisë, zoti Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes lidhur me "Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” thuhet në kërkesën e PS-së.
 

Në këtë interpelancë përfshihet zbatimi i ligjit "Për Gradat", "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit"; zbatimi i ligjshmërisë në ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i Forcave të Armatosura.
 

Ndërkohë një ditë më parë, grupi i PS-së kërkoi një interpelancë me kryeministrit Berisha lidhur me zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjes koncensionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›