Takohen guvernatoret Fullani takon homologun e tij kinez

Ecuria e mirë e ekonomisë dhe klima e favorshme për investime ishin në qendër të bisedës që guvernatori i Bankës së Shqipërisë zhvilloi me homologun e tij kinez. Gjatë së martës, z.Zhou Xiaochuan, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës ka qenë në Tiranë ku dhe ka takuar Ardian Fullanin.
Në takim, guvernatori Zhou u njoh me ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht me atë të sistemit bankar. Guvernatori Fullani theksoi se klima e favorshme e biznesit, stabiliteti makroekonomik, pozicioni i përshtatshëm gjeografik, legjislacioni liberal e bëjnë Shqipërinë një vend interesant për investitorët e huaj.
Nga ky këndvështrim ka hapësira që interesimi dhe prania e kapitalit kinez në Shqipëri të jetë më e lartë. Kjo është vizita e parë zyrtare e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës, z.Zhou Xiaochuan, në Shqipëri.