Pronat Armitage Kusht per integrimin ne BE

Problemet e rënda me pronat janë ndër pengesat kryesore që vonojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me këtë mesazh, krerë të Bankës Botërore i janë drejtuar kryeministrit, Sali Berisha, në një konferencë ku u analizuan sektorë të ndryshëm të vendit. Në tryezë u kërkua që të punohet sa më shumë në reformat për rregullimin e titujve të pronësisë.
“Gjatë qëndrimit tim këtu, në veçanti kam biseduar për problemet me pronat. Në veçanti siguria e të drejtave të pronësisë është një element thelbësor i problemeve me të cilat ndeshen qytetarët dhe investitorët. Ky është problem shumë kompleks. Qeveri të ndryshme kanë bërë përpjekjet e tyre për ta zgjidhur dhe krijuar regjistrin e pronave. Krahas trashëgimisë që vjen nga periudha komuniste është e nevojshme që Shqipëria t`i përshpejtojë hapat e saj për ta rregulluar këtë problem. Duhet të përmirësohet sa më parë e drejta e pronësisë pasi është një kusht i rëndësishëm për integrimin në BE. Ne do ta mbështesim qeverinë me projekte për regjistrimin”- tha drejtoresha rajonale e BB, Jane Armitage.
Kryeministri foli për problemet me titujt e pronësisë kur tha se shumë shpejt paqartësitë do të zgjidhen me një rregjistër të plotë për të gjithë vendin.
“Problemet qe lidhen me pronësinë janë një problem serioz, janë një problem i cili duhet të marrë zgjidhje para së gjithash me rregjistrin dixhital të pronës, duke e konsideruar rregjistrin e pronës pas rregjistrit të gjendjes civile rregjistrin më themelor të këtij shteti. Ky rregjistër është kusht vendimtar për të zvogëluar rolin e faktorit pronë si gjenerator aktesh korruptive në administratë. Luftën kundër tij duhet ta fillojmë nga vetja jonë. Në gene njeriu ka babëzi, ka lakmi”- Berisha.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage gjendet në Tiranë që prej një jave. Ajo ka bërë me dije se ka takuar ministra të ndryshëm me të cilët ka biseduar rreth financimeve dhe reformave në arsim, shëndetësi, financa e sektorë të tjerë. Me ministrin e Financave është rënë dakord për një reformë në pensione si dhe për parametrat e buxhetit të vitit 2012. Sipas zonjës Armitage, qeveria gjatë vitit të ardhshëm do të jetë realiste në të ardhura, shpenzime, por edhe në zërat e tjerë të buxhetit ku përfshihet dhe borxhi publik.
Florian Papadhimitri