E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria ne keto vite eshte perballur me suksese

Qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve është përballur me suksese, por paraqitet nevoja e përmirësimit të mëtejshëm të efiçencës së qeverisjes.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e organizuar nga Banka Botërore, për çështjen e pronave në Shqipëri.

“Ndaj krimit të organizuar, toleranca ka qenë zero, ndërsa qeveria vazhdon të jetë e angazhuar gjithashtu në luftën ndaj korrupsionit.

Kemi patur sukses në zbatimin e ligjit. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha.

Por për luftën kundër korrupsionit, duhet patur një vullnet politik i pashtershëm”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsa lidhur me situatën ekonomike në vend, ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka shënuar rritje.

“Shqipëria është vendi që vendosi për sistemin e numërimit elektronik. Ajo zbaton edhe taksa mjaft të ulëta.
Edhe investimet janë rritur shumë, ndërsa ka nisur puna për të instaluar portalin e monitorimit.

Nga ana tjetër, qeveria ka krijuar edhe një Task-Force për regjistrin e pronës.

Kurse instalimi dhe përdorimi i internetit është rritur me 50%”, tha mes të tjerash kryeministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›