E Diel, 1 Nëntor 2026

Takohen në Portugali ministrat e mbrojtjes së NATO-s

Gjithashtu në këtë takim janë diskutuar edhe strategjitë mbi operacionet ushtarake që do të zhvillohen në të ardhmen.
 
Në përfundim të takimit dy-ditor, ministrat e mbrojtes do të dalin me deklaratat e tyre në lidhje me rezultatet e takimit.

Sfida më e madhe me të cilën po përballët në këtë moment Aleanca e Atlantikut të Veriut është terrori në Afganistan, kur nga një sulm terrorist pak ditë më parë mbetën të vrarë 6 ushtarë italianë.

NATO-ja ka  nxitur projektet  e  bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë, duke bërë thirrje për një punë të përbashkët të sistemeve të mbrojtjes raketore,  pasi Uashingtoni anulloi një sistem anti-raketë që ishte  planifikuar të ndërtohej në Çeki.

Megjithatë, dy supërfuqitë botërore kanë një varg mosmarrëveshjesh përsa i përket zgjerimit të aleancës me vendet e lindjes si Gjeorgjia apo Ukraina.

Udhëheqësit e NATO-s deklaruan në samitin e vitit të kaluar se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen një ditë anëtarë të aleancës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›