E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen në New York?

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton ka paralajmëruar bisedime me udhëheqësit e Prishtinës dhe të Beogradit në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në përpjekje për të nisur procesin e bisedimeve. Zëdhënësja Maja Kocijancic tha se Shefja e saj do ta takojë Kryeministrin Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.

Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë intensifikuar përpjekjet për të rifilluar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Ashton ka thënë se do t’i takojë Thaçin dhe Nikolicin, por nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fillojnë më 18 shtator.

Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic ka thënë të mërkurën për mediet serbe se temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i dialogut mes të dyja shteteve.

“Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të bisedojë me Presidentin e Serbisë dhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në New York”, ka thënë Kocijancic.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›