Kosova shtet që po prosperon çdo ditë

Ditën e tretë të vizitës në Kosovë, ish ambasadorit amerikan, Frank Wisner, ka zgjedhur të vizitojë dy vene që për atë, siç tha janë të veçanta, është fjala për Manastirin e Deçanit dhe Kompleksin e familjes Haradinaj në Gllogjan.
Në Manastirin e Deçanit, ai takoi përfaqësuesit e këtij institucioni fetar dhe për disa minuta ka qëndruar aty duke u interesuar për gjendjen aktuale në këtë manastir dhe nga ky vend kërkoi që të gjithë të ruajnë trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Kurse, vizitën e dytë, ish ambasadori Wisner e bëri në familjen Haradinaj në Gllogjan, ku ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pastaj ka pirë nga një gotë raki me kryefamiljarin Hilmi Haradinaj.
“Kjo është një visit e veçantë në këtë familje, sepse edhe personalisht kam njohur Ramush Haradinaj dhe jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur popullin e Kosovës në luftën për liri”, ka thënë Wisne.
Sipas tij, Kosova është një shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë./Kosovapress/