E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Prioritet i Kosovës, integrimi euroatlantik

Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e parë të Qeverisës ë Kosovës, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, ka theksuar se institucionet e Kosovës tani kanë prioritet integrimet euroatlantike.

“Kjo ka qenë një ëndërr që u bë realitet, është një e arritur historike, e hapjes së një kapitulli të ri euroatlantik për shtetin e Kosovës, integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, theksoi kreu i Qeverisë.

Kryministri Thaçi tha se në vendin me pavarësi të plotë, tani duhet të punojmë në vijimësi në çështjet që lidhen drejtpërdrejtë me perspektivën evropiane, zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë.

Ai tha se, e ardhmja do jetë me plot sfida, por shprehu besimin e plotë për sukses edhe më të avancuar.

“Kam besim të plotë se bashkërisht do të vazhdojmë të thellojmë reformat demokratike, si kusht i domosdoshëm për integrime”, theksoi kryeministri Thaçi./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›