E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen për marrëveshje ?

Takimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore është shtyrë edhe një herë për shkak të udhëtimit të Kryeministrit Thaçi në Hungari. Kryesuesi i këtij komisioni, Haki Demolli thotë se tani liderët do të mblidhen më 19 qershor për të diskutuar rreth zonave zgjedhore dhe çështjeve të tjera të mbetura pezull. Ai shpreson se nga takimi i radhës mund të dalë marrëveshja.

Pas shumë tentimeve të dështuara, Komisioni për Reformën Zgjedhore ka vendosur që javën tjetër të mblidhet në tavolinën e bisedimeve bashkë me liderët politikë të Kosovës në tentim për të zgjidhur problemin e zonave zgjedhore si dhe çështjeve të tjera të mbetura për t’u ndryshuar në Ligjin zgjedhor.

Ndonëse, ky takim ishte paralajmëruar të mbahej këtë javë, kjo nuk u arrit të realizohej, sërish për shkak të mungesës së Liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kësaj radhe jo për “fajin” e ftesës, por për shkak të agjendës së Kryeministrit, i cili ka shkuar për vizitë në Hungari.

“Kabineti i zotit Thaçi na ka njoftuar se Kryeministri do të jetë në vizitë zyrtare në Hungari, andaj edhe kemi vendosur që takimin ta shtyjmë deri në javën e ardhshme, më saktësisht për datën 19 të këtij muaji, në Hotelin Emerald, ora 13:00”, ka bërë të ditur, të martën për Express, kryetari i komisioni, Haki Demolli.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›