E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e akcizës, nga 1 tetori do të administrohet nga doganat

Nga data 1 tetor, taksa e akcizës do të administrohet nga doganat dhe jo më nga tatimorët. Ndryshimet e bëra në ligjin për akcizat synojnë të përafrojnë legjislacionin me Bashkimin Evropian, si dhe të unifikojnë procedurat dhe standardet në mbledhjen e kësaj takse.
 

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Rifat Gjoni, u shpreh se ky ndryshim është tërësisht në shërbim të biznesit prodhues shqiptar dhe synon të ulë hapësirat e evazionit fiskal.
 

Kjo procedurë parashikon një platformë të re, që do të thotë që të gjithë operatorët në treg, të pajisur me magazina fiskale, do të kenë një modul elektronik, në të cilin do të mund të pasqyrojnë të gjitha lëvizjet për mallrat e akcizës. Ky modul, sipas Gjonajt, do të llogarise detyrimet dhe do të pasqyrojë edhe vjeljen e detyrimeve eventuale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›