Testim ne 14 banka spanjolle
Sistemi bankar spanjoll ka nevojë për kapital shtesë për 59,3 miliardë euro për të qenë në gjendje të përballojë situatën e rëndë ekonomike. Është ky rezultati I dalë nga një testim I drejtuar nga shoqëria konsulente Oliver Ëyman mbi 14 banka të Spanjës. Nga këto institute kredituese të ekzaminuara 7 prej tyre kanë nevojë për kapital, ku vetëm banka Popular ka një deficit prej 3,2 miliardë euro. Nga vlera totale, 49 miliardë euro u përkasin vetëm bankave të shtetëzuara. Bankia ka nevojë për 24,7 miliardë euro, Catalunya Caixa për 10,8 miliardë, Novagalicia per 7,2 miliardë, Banco de Valencia për 3,5 miliardë, Banco Mare Nostrum për 2,2 miliardë. Ndërsa banka BBVA, Santander dhe pesë të tjera e kanë kaluar stres –testin pozitivisht. Gjithsesi lajmi i mirë për Spanjën është fakti se shuma e dalë nga testimi është më afër asaj të vlerësuar më parë edhe nga qeveria, e cila për rimëkëmbjen e sistemit bankar në vend në muajin qershor kërkoi nga BE një mbështetje financiare prej 100 miliardë euro. Dhe një nga kushtet e kësaj ndihme ishte pikërisht rivlerësimi i bankave. ky testim vjen vetëm një ditë pasi qeveria e Rajoy paraqiti buxheti e saj për vitin 2013, duke përfshirë edhe masat shtrënguese.