Metodologji e re per vleresimin e pasurive

Të gjitha pasuritë të cilat do të kthehen dhe kompensohen qytetarëve nga shteti do të llogariten sipas metodologjisë së re të hartuar nga ministria e drejtësisë. Formula e përcaktuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme do të bëhet në bazë të çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. Kjo metodologji synon përllogaritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme sipas çmimit të kontratës së shitjes dhe sa më afër vlerës së tregut. Sipas këshilltarit të ministrit të drejtësisë Juris Avontis kjo formulë garanton saktësi.
Përllogaritja e vlerës së tregut do të realizohet duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave sipas përcaktimit të llojit të pasurisë.
Sipas Avontis për efikasitetin e kësaj metodologjie është i nevojshëm monitorimi mujor i çmimeve të tregut.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në kohë krizash dhe duhet të bëhet monitorim të çmimeve çdo muaj dhe më pas të bëhen raporte të përvitshme nga ana e ZRPP dhe AKKP. Përshembull gjatë vitit 2010-2011 ka patur shumë luhatje të ccmimeve të pasurive të paluajtshmë në treg. Duhet të behën raporte 6 mujore për çmimet në qytete. Ajo që duhet të bëjmë është të kryejmë monitorim çdo muaj dhe të shmangim luhatjet e çmimeve. Monitorimi dhe shmangia e luhatjeve të çmimeve të tregut janë të domosdoshëm, ndryshe do të shfaqen të meta në metodologjinë e re të vlerësimit të pasurive”-deklaroi Avontis.
ZRPP për po krijon një bazë të dhënash dixhitale për vlerësimin e pasurive të paluajtshmje, me çmimet e kontratave në mënyrë që vlerësimi i pasurive të jetë sa më real, më afër çmimit të tregut duke krijuar edhe hartat e vlerës. Afati për vënien në efiçensë të këtij sistemi është viti 2013.