Projekte te reja gjermane per Shqiperine

Gjermania dhe Shqipëria ka nënshkruar protokollin e ndihmës gjermane për vitin 2012-2013. Programi kryesor mbështet infrastrukturën rurale dhe komunare në të gjithë vendin. Mbështetëset kryesore në këto projekte janë dy agjencitë gjermane Shoqata për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Banka Gjermane për Rindërtim. KfV-ja mbështet sektorin energjitik dhe atë të ujësjellës-kanalizimeve, ndërkohë që GIZ jep asistencë teknike për zhvillimin rural, për arësimin profesional, për arsimin e lartë dhe për agroturizmin. Sipas ministrisë së Financave, kryesori është programi i mbështetjes së infrastrukturës rurale dhe komunale prej 20 milionë eurosh. Për më tepër i bashkangjiten dhe 2 milion euro, grant nga qeveria gjermane, për studimin e mbikqyrjen e punimeve. Ky është projekti kryesor në këtë paketë, që pritet të zbatohet nga viti 2013 dhe në vazhdim. Paketa e aktiviteteve aplikohet nga viti 2013 deri në vitin 2015. Gjermania e ka vlerësuar të besueshëm bashkëpunimin me institucionet shqiptare kryesisht me ministritë e Ekonomisë, Financave, Transportit dhe Arsimit. Për ambasadoren gjermane në Shqipëri, Carola Mueller – Holtkemper projektet zhvilluese të vendit të saj kanë dhe partnerë të tjerë të huaj, të cilët bashkëfinancojnë, si Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë, Austria e Zvicra.
“Ata kanë besimin e mjaftueshëm të bashkëfinancojnë, të kanalizojnë fondet e tyre nëpërmjet GIZ dhe KfË. Kjo demonstron në një mënyrë besimin e tyre se në bashkëpunojmë me Shqipërinë, për cilësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë në kryerjen e projekteve vlerëson ambasadorja”.
Gjermania është donatori më i madh i Shqipërisë në nivel dypalësh dhe e mbështet atë prej vitit 1988. Në afro 25 vite të bashkëpunimit dy- dhe shumëpalësh Gjermania ka vënë në dispozicion më shumë se 1 miliardë euro në formë kredish dhe grantesh për realizimin e projekteve për zhvillim. Gjermania është vendi me kontributin më të madh në të gjitha projektet e BE-së.