E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e biznesit të vogël do mblidhet nga administrate tatimore

26-10-2012 / Gazeta 55

Propozimi i Ministrisë së Financave në mbledhjen e Këshillit Konsultativ

Ministria e Financave propozon që taksa e biznesit të vogël të mblidhet nga administrate tatimore, duke e lehtësuar kështu pushtetin vendor nga procesi i mbledhjes së kësaj takse. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj njoftoi në lidhje me këtë fakt në mbledhjen e  këshillit konsultativ të biznesit.
Rushaj bëri me dije se përfaqësuesit e bizneseve, se subjektet që kanë paguat taksës do të pajisen me një pullë specifike.
Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit u prezantua edhe drafti që çon në heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara, të cilat destinohen për investime prej 50 milionë lekësh. Sipas Rushajt, nga zhveshja e kësaj takse, bizneseve u lihen 60 milion dollarë.
Të tjera ndryshime që u propozuan në këshillin konsultativ të bizneseve ishte edhe shumëfishimi i gjobave për sipërmarrësit që nuk sigurojnë punonjësit e tyre. Ndërkaq, ministria e Financave ka propozuar te hiqet e tarifa doganore për importin e kafes së papërpunuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›