E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e çimentos, BSPSH paralajmëron protestë

Sindikatat e pavarura të minatorëve kanë rënë dakort që të zhvillojnë brenda javës së ardhshme një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe ambasadës së Kosovës kundër taksës doganore të vendosur nga qeveria e Kosovës me 35% për importin e cimentos shqiptare.

Gëzim Kalaja, kryetari i Bashkimit te Sindikatave të Pavarura tha këto protesta ishin paralajmëruar më heret, ku Kosovës i është kërkuar nga sindikatat heqja e takses doganore.
 

Në këtë konferencë të 6 të rajonit mineralo-industrial të Tiranës, sindikatat e pavarura paraqitën një rezolutë ku kërkesat qëndrojnë për uljen e moshës së pensionit për punonjësit e nëntokës nga 60 në 55 vjec, gratë e industisë minerale dhe ato të specifikuara në profesione të vështira të marrin trajtim të vecantë në moshën 50 vjece.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›