Taksa e makinave, konfuzion me autoritetet doganore

Vendimi i ri i qeverisë shqiptare për amnistinë e taksave doganore për automjetet, dhe ligji tjetër që heq detyrimin e zhdoganimit, që ende nuk është miratuar, krijon konfuzion me autoritetet doganore. Sipas Ministrisë së Financave, përfitojnë nga ligji për amnistinë fiskale, të gjitha ata qytetarë që kanë importuar një makinë deri më 31 dhjetor 2010, nëse paguajnë 50 për qind të vlerës së doganës.
Ndërsa makinat që do të importohen pas hyrjes në fuqi të ligjit për heqjen e detyrimit të zhdoganimit, do të përfitojnë vetëm ata shtetas që do blejnë makinë pasi ligji të ketë hyre në fuqi. Sipas drejtorit të doganës së Durrësit, Bujar Vukaj ka deklaruar se çdo lloj interpretimi tjetër nuk është i vertetë. Në territonin shqiptar, qarkullojnë një numër i madh automjetesh të cilat nuk e kanë doganën dhe drejtuesit e tyre mund të përfutojnë nga ligji për faljen doganore.
Aktualisht vihet re tendenca e hyrjes së një numri të lartë të automjeteve në portin e Durrësit, një pjesë e të cilave do të rikthehet përsëri drejtë Italisë, por një pjesë tjetër do të qëndrojë në territorin shqiptarë.