Taksa e pastrimit, UKT: Nesër kompensimi për 8 mijë familje

Rreth 8 mijë familje në kryeqytet, të përjashtuara nga pagesa e taksës së pastrimit, do të kenë mundësi të marrin kompensimin e saj. Sipas një njoftimi nga UKT, nga dita e nesërme do të fillojë shpërndarja e kompensimit, i cili do të bëhet pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin. Po sipas Ujësjellës Kanalizimeve, kompensimi për muajin janar do të bëhet pranë zyrave te sheshi "Willson", në rrugën "Mine Peza" dhe "Ali Demi". Kompensimi për taksën do bëhet gjithashtu dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së.