E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Mitrovicë, MPJ: Të vendosen para drejtësisë autorët

Një ditë pas shpërthimit në Mitrovicë, i cili i mori jetën një personi dhe u plagosën 5 të tjerë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Në një njoftim për shtyp MPJ dënon ashpër shpërthimin si dhe cdo akt tjetër dhune që cënon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës.
 

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës, si dhe cdo akt tjetër dhune që cënon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës. MPJ bën thirje për qetësi e maturi, për kapërcimin e kësaj situate”-thuhet në njoftim.
 

Më tej MPJ u bën thirrje autoriteteve për vënien para drejtësisë së autorëve të këtyre akteve kriminale.
 

“Duke u dërguar ngushëllime familjarëve për humbjen e pësuar dhe shërim të shpejtë të të lënduarve, shprehim bindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale”-përfundon njoftimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›