Tiranë, goditet linja e trafikut të drogës, kapen 1.2 kg heroinë
TIRANE- Një linjë e trafikut dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në kryeqytet është goditur sot nga specialistët kundër narkotikëve.
Policia bën të ditur për sekuestrimin e një sasie prej 1 kg e 200 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, si dhe arrestimin në flagrancë i 2 shtetasve, si posedues dhe shpërndarës së saj.
Sipas policisë lënda narkotike kishte destinacion shpërndarjen e saj në zona te ndryshme dhe kryesisht në zonën e fushës së Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakë Kamzë si dhe zonën e Bllokut në Tiranë.
ARRESTIMI
Operacioni i koduar “Braka” është realizuar mesditën e sotme në rrugën dytësore të hyrjes së autostradës Tiranë- Durrës. Të arrestuarit janë Besnik Hasan Mitrovica, 27 vjeç dhe Lorenc Agim Taranai, 32 vjeç, të 2 banues në Tiranë. Ndaj tyre është marrë dhe masa e arrestit në flagrancë.
“Në sajë të një hetimi intensiv dy mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe trafikimi në Tiranë, lënde e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Golf ”, me targa të huaja si dhe shuma e parave prej 19 mijë euro, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.”bën të ditur njoftimi për shtyp i drejtorisë së policisë së Tiranës.
(s.g/BalkanWeb)