E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Taksa e sheshtë, taksa e të dhjetave është më e drejta dhe më e ndershmja për qytetarët”

06-06-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike çel fushatën në Shijak. Berisha: Taksa e ulët mban shtetin në këmbë, Rama do "Republikë bananesh”

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Shijak, shprehu mirënjohjen që banorët i kanë dhënë ndër vite PD-së. Kryeministri përmendi disa nga arritjet e qeverisë theksoi se Shqipëria falë reformave ishte i vetmi vend që nuk ra në recension. Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar teorinë e kreut të PS Edi Rama për infrastrukturën, “rrugë vetëm aty ku ka treg”. Nga qyteza e Shijakut, kryeministri Berisha deklaroi se në një vend të lirë, liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin dhe mirëqenien e qytetarëve. “Ka një javë që bën beteja me rrugët, por kur i ngecën në fyt deklaroi sot në Labinot se rrugët duhen por duhet ti shërbejnë tregut. Atje sot shkon dhe autobusi mavi, por mos mendoni ju se ai ishte vetëm kundër ndërtimit të rrugës në Labinot, ai quajti rrugën e Kombit rrugën e asgjëkundit, votoi kundër autostradës Tiranë-Elbasan. Deklaroi se duhet rrugë aty ku kalon tregu, të dashur qytetarë tregu kalon aty ku punon çdo qytetar. Në një vend të lirë për njeriun liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin, mirëqenien e qytetarëve”, theksoi Berisha. Më pas kryeministri Berisha sulmoi edhe premtimin e Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë, që sipas tij do ta kthejë Shqipërinë në një “Republikë Bananesh”, duke mos prodhuar asgjë vetë. “Këto ditë Rama zotohet se do heqë TVSH për produktet bazë ushqimore, kjo është tu godasësh në zemër fermerëve tanë prodhimet e tyre, të hapësh dyert për prodhuesit gjigantë të botës, do të thotë që gruri në Shijak të mos mbillet më kurrë. Po hoqe TVSH, të huajt janë të gatshëm të dynden në porte me prodhimet e tyre” theksoi ai , duke shtuar se me vendosjen e kësaj takse do të falimentojnë shumë biznese. Kryeministri Berisha përmendi disa nga arritjet e qeverisë theksoi se Shqipëria falë reformave ishte i vetmi vend që nuk ra në recension. “Këto vite ne së bashku kemi shkruar dis nga kapituj më të mirë të historisë tonë kombëtare, u bëmë anëtarë të NATO, firmosëm kontratën me BE, marrëveshjen e stabilizim asocimit, merituam heqjen e vizave, rekomandimin për statusin e kandidatit. Këto vite me punën, mundin dhe djersën tuaj, përkushtim e madh, ne ja dolëm ta nxjerrim Shqipërinë nga balta, kemi asfaltuar mbi 10 mijë km rrugë, kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla, kemi rritur dhe dyfishuar pensionet në fshat, Kemi rritur rrogat e mësuesve mjekeve dhe infermierë” tha ndër te tjera Berisha. Gjithashtu debati mbi taksat nuk ka munguar edhe në këtë takim, ku kryeministri i vendit Sali Berisha vlerësoi edhe njëherë se taska e sheshtë, ose taksa e e të dhjetave siç preferon ta quajë ai, është taksa më e drejtë dhe më e ndershme për qytetarët, përkundrejt taksës progresive që Berisha e etiketoi si taksë të regjimit komunist. Duke iu referuar deklarimeve të Ramës për moshën e tij, Berisha ,u shpreh se nuk ia vlen të merresh me një 50- vjeçar që fyen tjetrin për vitet e moshës. “Alternativa tjetër është e kazanit, e sharjeve, mallkime, kërcënime nuk ia vlen të merremi me të. Në të ecim përpara. Një burrë 50- vjeçar që beson dhe ka moralin të fyejë tjetrin për vitet e moshës, më mirë të mos merremi me të.”- tha Berisha. Lideri i PD kërkoi mbështetjen e banorëve të Shijakut për të vazhduar më tej rrugën e ndërtuar bashkërisht, për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane. “Shumë punë kemi për të bërë, po ne që ndërtuam shumicën e infrastrukturës duke e nxjerrë Shqipërinë nga balta, ne do ndërtojmë edhe atë që ka mbetur. Ne që ngritëm ndërtesën e arsimit do ta shtyjmë atë drejt cilësisë. Këto vite ne bëmë gjithçka për të përmirësuar klimën e biznesit dhe e vërteta është se në Shijak bizneset janë 2 dhe 3 fishuar. Ne ligjet bëmë, por lumenjtë e djersës i derdhët ju, duke e shndërruar Shijakun në një port të rëndësishëm industrial dhe bujqësor të vendit. Kemi bërë gjithçka për një shëndetësi moderne, sigurisht ka vend për përmirësim. Kjo është rruga jonë, rrugë me djersë, vështirësi, por rrugë e suksesshme , rrugë e sigurt. Do vazhdojmë të rrisim rrogat, pensionet , do ju mbrojmë ju fermerë shqiptarë”, theksoi Berisha. Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Shijak, shprehu mirënjohjen që banorët i kanë dhënë ndër vite PD-së. Kryeministri përmendi disa nga arritjet e qeverisë theksoi se Shqipëria falë reformave ishte i vetmi vend që nuk ra në recension.
Halimi: PD përfaqëson alternativën e interesave të qytetarëve shqiptarë/Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në qarkun e Durrësit, deklaroi sot se, "PD përfaqëson alternativën e interesave të qytetarëve shqiptarë, alternativën e punësimit, rrugëve, shkollave, spitaleve, rritjes së rrogave dhe pensioneve".  Gjatë takimit elektoral në Shijak, Halimi theksoi se "përballë ne kemi një alternativë bllokuese që kërkon të na kthejë pas". "Ne kemi përballë alternativën kundër biznesit. Gjykata Administrative duhet të ishte ngritur 4 vite më parë, por Edi Rama është kundër biznesit dhe nuk pranoi që vendi të përfitonte fondet e akorduara për ngritjen e kësaj gjykate", tha Halimi. Sipas Halimit, "Edi Rama ëndërron të ngrejë një zyrë në vend të gjykatës që ta kontrollojë vetë sipërmarrjen". "Shqipëria ka nevojë për investime, ndërkohë që ai kërcënon biznesin se do të rrisë taksat, do të anulojë pronat e shqiptarëve dhe koncesionet e dhëna gjatë 8 viteve të shkuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›