Dy partite e madha "shemben" konsensusin per verejtjet e Presidentit
R. Rapushi
Opozita do te votoje kunder permiresimit te ligjit per "Legalizimin e Zonave Informale". Dy forcat e medha politike shemben dje konsensusin ne dukje qe treguan per permiresimin e ligjit, qe Presidenti e ktheu per perplasje me Kushtetuten, duke mos arritur mirekuptimin per ta votuar se bashku ate. "Ne, si opozite, vazhdojme te kundershtojme kalimin e kompetencave nga pushteti vendor tek ALUIZNI. Ju nuk mbeshtetet asnje nga propozimet tona per sqarimin e ketyre kompetencave, qe eshte dhe defekti kryesor i ligjit", tha Bufi. Sipas tij, asnje nga propozimet e se majtes qe pushteti vendor te kete te njejtat kompetenca ne procesin e legalizimit, nuk u pranuan. "Kompetencat e pushtetit lokal jane thithur te gjitha nga Agjencia Qeveritare dhe kjo eshte antiligjore", theksoi Bufi. Por sipas negociatorit kryesor te PD-se, anetar i Komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Ardian Kollozi, PD ka ndryshuar e permiresuar ligjin, por nuk mund ta ndryshoje ne thelb ate. Madje, Kollozi tha se jane pranuar disa nga sugjerimet e se majtes. "Nese doni ta kaloni shpejt e shpejt vazhdoni. Ne nuk e votojme", replikoi socialisti Ndricim Hysa. Sipas tij, ne menyre djallezore PD po anashkalon nenet qe flasin per kompetencat mes pushteteve. Hysa theksoi se mazhoranca ka frike qe t'i leje kompetencat pushtetit lokal ne kete proces, pasi e di pjesen me te madhe te bashkive e drejtojne socialistet. "Beni c'te doni, anashkaloni kompetencat, po ne nuk votojme", nenvizoi Hysa. Ajo cka votuan me konsensus anetaret ishin propozimet e PD-PR per kompensimin e pronareve. Me vote, komisioni kaloi nenet qe vendosin afate konkrete per kompensimin e pronareve. Anetaret rane dakord qe te lene si afat 1 gushtin e ketij viti, si date kur do te shkoje ne Keshillin e Ministrave lista e pare e pronareve per kompensim. Menjehere pas kesaj date, brenda tre muajve do te nise kompensimi ne vlere monetare. Ndersa per Pushtetin Vendor eshte percaktuar nje afat njemujor per percaktimin e ndertimeve pa leje. Nese nuk realizohet ky afat, atehere ALUIZNI merr te gjitha kompetencat per te realizuar procesin. Me keto ndryshime, deputetet socialist jane dakord, por ato kerkuan qe te nderhyhet dhe ne nenet qe flasin per kompetencat e pushtetit lokal. Ne menyre qe te mos preken shume dhe agjencia e legalizimeve. Mosmarrja parasysh e kesaj kerkese do te sjelle voten kunder te PS-se ne Kuvend. Gjate dites se sotme komisioni do te marre ne shqyrtim amendamentet e shoqates "Pronesi me Drejtesi" qe perfaqesojne pronaret e ligjshem te tokave. Komisioni do te shqyrtoje nje me nje te gjitha mendimet e pronareve.
Drafti i pronareve shtyn miratimin
Kuvendi shtyn votimin per ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Deputetet kishin vendosur te shqyrtonin ne seancen e pasdites ndryshimet, por mungesa e konsensusit dhe dorezimi i amendamenteve te pronareve shtyne serish diskutimin per te.
Ngerci mes PD-PS, kompetencat
I gjithe debati ne ligjin e legalizimeve eshte perqendruar ne kompetencat mes pushtetit lokal dhe ALUIZNI-t ne kete proces. Ligji u kthye nga Presidenti Bamir Topi per t'u permiresuar. Ne rast te votimit te dyte nga Kuvendi, kreu i shtetit nuk ka me mundesi kthimi.