E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, amendim te plote "Legalizimit"

Rozeta Rapushi

Shoqata e pronareve "Pronesi me Drejtesi", depozitoi dje ne komision 18 amendamente per permiresimin e ligjit te legalizimeve. Ne sugjerimet qe do te shqyrtohen sot ne mbledhjen e komisionit, pronaret e ligjshem te tokave kerkojne qe asnje leje legalizimi te mos jepet pa u realizuar me pare demshperblimi i pronareve te ligjshem te tokave. Ne tre faqe projekt qe u kane dorezuar deputeteve, me shpresen se do te merren ne konsiderate, pronaret i sugjerojne qeverise dhe Kuvendit qe te dije faturen financiare qe do te sjelle miratimi i ketij ligji. Fature e cila, sipas pronareve te ligjshem te tokave, duhet te ishte hartuar prej kohesh. Nje nen te vecante, i kane kushtuar ndertimeve pa leje ne zonat turistike. Sipas shoqates, legalizimi i ndertimeve informale ne zonat ku ka perparesi turizmi duhet te behet vetem ne dy raste. "Kur ndertimi sherben vetem per banim, kur familja nuk disponon banese tjeter. Si dhe kur ndertimi eshte ne perputhje me planin e zhvillimit turistik", propozojne pronaret e ligjshem te tokave. Sipas tyre, ndryshimet jane te domosdoshme pasi abuzimet ne zonat turistike kane krijuar problematika te tilla sa qe po shkaterrohen keto zona. "Eshte e pa moralshme qe te legalizohen aktivitetet hoteliere dhe sociale, kurse pronari te mos lejohet te ndertoje, pasi eshte plotesuar numri i shtreterve ose ai i lokaleve sociale", theksojne pronaret. Sipas tyre, nga miratimi i ligjit, duhet qe Keshilli i Ministrave brenda 3 muajve te nxjerre aktet nenligjore per zbatimin e tij, si dhe te detyrohet qe dosjet e legalizimit te ruhen pergjithnje. Pronaret kerkojne gjithashtu qe ne ligj te sanksionohet data se deri kur legalizohen ndertimet pa leje, ne te kundert, sipas tyre, ato do te vijojne te legalizohen dhe ditet e sotme. Ne nje kohe kur synimi i ligjit ishte kufizimi i tyre. Pronaret pretendojne dhe nje nen te posacem qe t'ju lejoje atyre mundesine per tu ankuar ne gjykate nese nuk bien dakord me demshperblimin qe ju jep shteti.

Propozimet e pronareve

Te vendoset date per legalizimet, pasi ne te kundert ligji le shteg per legalizimin e ndertimeve informale edhe ne ditet e sotme dhe te ardhmen.

Mendojme se kartela e regjistrimit eshte dokument qe hartohet vetem nga ZRRPP

Ne bashkepunim me AKKP mbi bazen e vetedeklarimeve te ndertimeve pa leje te depozituara, programon fonde nga buxheti i shtetit per kompensim ne vlere te subjekteve te shpronesuara. Ky fond miratohet nga Kuvendi.

Mendojme se eshte e domosdoshme qe Kuvendi duhet te dije faturen financiare te ketij ligji

ALUIZNI ne bashkepunim me ZRPP dhe AKKP identifikon rastet kur parcela ndertimore figuron e regjistruar me regjistrat e pronave te paluajtshme, ne pronesi te subjektit te shpronesuar ose ne pronesi te te treteve kur jane shitur prej tyre. Si dhe ne rastet kur prane zyrave te AKKP eshte paraqitur dokumentacioni i nevojshem per njohjen dhe kthimin e prones nga subjektet e shpronesuara.

ALUIZNI, kur ndertimet informale plotesojne kushtet e parashikuara ne ligj, si dhe ne dosjet e tyre ndodhet gjithe dokumentacioni i nevojshem, merr vendim per legalizimin e objektit. Ky vendim i bashkengjitet lejes se legalizimit.

Mendojme se terminologjia ish-pronar nuk ka vend, eshte diskutuar gjate ne ligjin e pronave dhe u arrit me konsensus te quhen objekte te shpronesuara.

Subjektet e shpronesuara kane te drejte t'i drejtohen gjykates ne rastet kur nuk jane dakord me masen e demshperblimit

Mendojme se sa kohe vendimi i Gjykates Kushtetuese ne lidhje me legalizimet parashihte te drejten e subjekteve te shpronesuara per t'ju drejtuar gjykates per sa i takon mases se demshperblimit, krahasuar kjo me ligjin e shpronesimit per nevojat publike, kjo pike duhet shtuar ne menyre laksative ne ligj.

ALUIZNI pajis me lejen e legalizimit, pasi te jete realizuar shperblimi i subjekteve te shpronesuara

Leja e legalizimit se bashku me vendimin e legalizimit, e shoqeruar nga dokumentacioni teknik dhe ate te pronesise paraqiten nga ALUIZNI ne ZRPP per regjistrimin fillestar te objektit ne regjistrat e pasurive te paluajtshme ne perputhje me ligjin per "Regjistrimin e pasurive te paluajtshme".

Dosjet e legalizimit kane karakter ruajtje te perhershme.

Kartela e regjistrimit eshte dokument qe hartohet vetem nga ZRPP e cila duhet domosdoshmerish te administroje dosjen e plote te fitimit te pronesise.

Subjekti qe ka ndertimin pa leje, per dy vjet e para paguan nje qira trualli te percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Pas ketij afati ne rast se shteti nuk sistemon me banese subjektet qe kane ndertuar pa leje, qiraja e truallit liberalizohet. Diferenca midis qirase se liberalizuar dhe asaj te vendosur nga Keshilli i Ministrave mbulohen nga shteti.

Mendojme se statusin e te pastrehut e fitojne jo vetem ata qe banojne ne shtepite e pronareve, por dhe familjet ne nevoje dhe ketu nuk ka nje kategorizim te percaktuar qarte per perparesite. Nisur nga kjo duhet qe ne nenin konkret te kete afate se kur do te lirohen keto troje nga njera ane dhe nga ana tjeter sa kohe qe jane zaptuar tituj pronesie privat dhe objekti nuk prishet, personat duhet te demshperblejne me ane te qirase se truallit. Kjo eshte e domosdoshme, sepse asnjehere nuk ekziston garancia qe keto subjekte do lirojne truallin ndonjehere dhe zona do t'u nenshtrohet planeve te zhvillimit.

Legalizimi i ndertimeve informale ne zonat me perparesi turizmin te behet vetem ne keto raste:

Ndertimi sherben vetem per banim kur familja nuk disponon banese tjeter.

Ndertimi eshte ne perputhje me planin e zhvillimit turistik

Ngarkohet Keshilli i Ministrave brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit te nxjerre aktet nen ligjore ne zbatim te ketij ligji.

Abuzimet ne zonat turistike kane krijuar problematika te tilla saqe po i shkaterrojne ato. Eshte e pamoralshme qe te legalizohen aktivitetet hoteliere dhe sociale, kurse pronari te mos lejohet te ndertoje, pasi eshte plotesuar numri i shtreterve ose ai i lokaleve sociale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›