E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testet e Matures, 3 nivele veshtiresie

Testet e Matures Shteterore do te jene me tre nivele veshtiresie. Kjo, ne menyre qe te gjithe maturantet te kene hapesiren e vet per t'iu pergjigjur pyetjeve, qofshin ato te lehta apo edhe te veshtira. Drejtori i Agjencise Qendrore te Vleresimit dhe te Arritjeve, Edmond Lulja, beri publike dje skemen e re te testit, qe do te perdoret per provimet e Matures Shteterore.

Nivelet

Te gjithe maturantet, te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, do te kene hapesiren e tyre ne cdonjerin prej testeve te provimeve te Matures Shteterore. Keshtu, ne masen 40 per qind, AVA do te pergatise pyetje pikerisht per kete nivel, i cili korrespondon me nivelin e trete, sipas kategorizimit qe u ka bere nxenesve. Ne kete menyre, keta maturante, dijet e te cileve nuk jane per t'u lakmuar, do te mund te marrin pike ne test. Ekzistenca ne shkolla edhe e nxenesve jo te mire ka cuar ne kete vendim te specialisteve te AVA-s, ne menyre qe edhe kjo kategori te mos mbetet pa gje. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, do te zere ne cdonjerin prej testeve plot 40 per qind te totalit te pyetjeve. Sipas drejtorit te AVA-s, Edmond Lulja, ne kete grup pyetjesh do te kete testim te dijeve te maturanteve jo thjesht per njohurite baze, por per njohuri me te thella, per te cilat mund te pergjigjen ata maturante qe perpiqen te mesojne, ose kane qene sistematike. Niveli i pare, ose niveli i nxenesve te mire dhe shume te mire do te kete 20 per qind hapesire ne test. Ne kete grup pyetjesh, maturantet do te testohen jo me vetem per njohurite qe kane marre gjate shkolles se mesme, por edhe per kreativitetin e tyre individual. Ne kete menyre, maturanti i nivelit te trete ka te ngjare te marre 40 per qind te pikeve (nese eshte i mire per nivelin ku ben pjese (ata te nivelit te dyte 80 per qind, dhe maturantet e nivelit te pare, 100 per qind te pikeve, pra piket maksimale).

Pergatitjet

Pergatitjet e Agjencise Qendrore te Vleresimit dhe te Arritjeve jane ne piken kulmore. Vetem pas 7 ditesh, 17 hartues testesh do te ngujohen ne mjediset e AVA-s, ku do te qendrojne deri me 10 qershor. Madje, edhe ate dite, qe perkon me diten e pare te zhvillimit te provimit te Letersise, 17 hartuesit e testeve do te dalin nga ambientet ku do te "ngujohen", rreth dy ore pasi te kete filluar provimi i pare me detyrim i Matures Shteterore. Kreu i AVA-s, Edmond Lulja, tha se kjo agjenci deri me tani i ka kryer te gjitha detyrat qe percakton rregullorja e matures, ashtu sic duhet. "Tani po merremi me pergatitjet e mjediseve tona, ne menyre qe edhe perzgjedhja e pyetjeve, edhe hartimi i testeve, edhe printimi apo procese te tjera te kryhen ne zbatim te perpikte te rregullores ku ne mbeshtetemi", thote Lulja. Ne momentin kur testet te jene gati, ato dergohen ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences per t'u perzgjedhur nga nje specialist i caktuar posacerisht per kete proces, ne kushtet e ruajtjes se plote te sekretit. Nxjerrja e sekretit do te linte pasoja te cdonjeri prej specialisteve qe kane marre pjese ne hartim, apo edhe qe e shperndajne. AVA dhe Drejtoria Arsimore e Tiranes, aktualisht po kryejne trajnime per hartuesit e testeve dhe vleresuesit e tyre. Gjithashtu, nje gje e tille po aplikohet edhe me administratoret e provimeve. Kjo, ne menyre qe gjithcka te shkoje sipas parashikimeve ne rregulloren e Matures Shteterore. Fondi i pyetjeve qe hartuesit do te kene ne dispozicion eshte 3-fish me i madh se gjate vitit te kaluar. "Do te jete nje fond gjigant me rreth 1750 pyetje, nga te cilat hartuesit ne marreveshje me njeri-tjetrin do te marrin pyetjet me te pershtatshme per maturantet", thote drejtori Edmond Lulja. Ai tregon se te gjitha strukturat jane angazhuar ne zbatimin ne menyre sa me rigoroze te Matures Shteterore. Keshtu, si rregull eshte qe hartuesit te kene ne dispozicion 10-fishin e numrit te pyetjeve qe parashikon nje test. Por, duhet pasur parasysh se do te pergatiten nje sere modele testesh, nga te cilat, vetem njeri do te jete objekt i provimit te Letersise per maturantet.

1750 eshte numri total i pyetjeve qe gjenden ne fondin e pyetjeve per letersine

25 eshte numri i pyetjeve te provimit te Letersise. 13 do te jene me alternativa

17 eshte numri i specialisteve qe do te bejne hartimin e cdonjerit prej testeve

7 dite do te qendrojne te ngujuar ne AVA hartuesit e testit te Letersise

10 qershor eshte data kur do te dalin prej andej, pasi ate dite zhvillohet provimi i pare

10-fish me e larte se numri i pyetjeve te nje testi, duhet te jete fondi i pyetjeve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›