E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet MBUK po punon per thellimin e shtratit te Lanes

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë Tiranën kanë shkaktuar përmbytje në zonat më problematike të kryeqytetit, kryesisht në urën e Shkozës dhe në zonën e Don Boskos.

Investimet e gabuara dhe zhvillimi pa plan kanë bërë që situata në disa zona të qytetit të Tiranës të rëndohet nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës. Punimet për të përmirësuar situatën në terrenë kanë vazhduar nga Punonjësit e Ndërmarrjes nr. 1 dhe 2 të Ujësjellës-Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, punonjësit e Policisë Bashkiake, inspektorët e Inspektoriatit të Ndërtimit me qëllim rikthimin e situatës në normalitet dhe minimizimin e pasojave nga vërshimi i ujit. Situata është ndjekur nga afër në zonat më problematike, si tek “Don Bosko”, në Shkozë, në Qytetin e Nxënësve, përgjatë gjithë kohës nga specialistët.

Situatë e rënduar është paraqitur për 10 familje që jetojnë në zonën e Shkozës. Si pasojë e fryrjes së Lanës nga intensiteti i reshjeve të shiut dhe kuota më e ulët e kolektorëve, uji ka vërshuar në oborret e këtyre banesave.

Në zonën e "Don Boskos' situata përsëritet nga ndërtimi i kolektorit mbi nivelin e rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›