Keshilltaret e OMONIA-s: Dule te dorezoje mandatin
Anetaret e Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, akuzojne deputetin e PBDNJ-se, Vangjel Dule, se vodhi mandatin e deputetit qe i takonte kesaj organizate. Ne nje leter dorezuar Dules, 23 anetare te keshillit te OMONIA-s, theksojne se ai nuk eshte i zgjedhuri i kesaj organizate per te kandiduar ne zgjedhjet parlamentare. "I themi zotit Dule, se roli i drejtorit te kuadrit per MEG, qe ka luajtur gjithe keto vite, ka marre fund. Greket e Shqiperise nuk kane nevoje per coban, sepse nuk jane dele qe ti drejtoje ai si te doje. Ne qofte se ai ka humbur busullen le te vije ne Keshillin e Pergjithshem te OMONIAS qe te riorientohet", shkruajne anetaret e Keshillit. Sipas tyre, Dule nuk ka pse te shmanget dhe aq me pak te pengoje zhvillimin e mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem. "Veprimet e tij, jashte statutore, mund ta shnderrojne ne personazh te parapelqyer te emisioneve televizive, por nuk kane per t'i shtuar ndonje pike me shume ne syte e bashkekombesve te vet, te cilet i ka braktisur me kohe. Sot ai nuk qan hallin e tyre. Qan hallin e vet. Ne i themi vetem kaq: Kur njeriu eshte ne hall, vetem me vellezerit e vet mund ta zgjidhe. Ne jemi gati ta ndihmojme vellane tone. Zoti e falte vellane tone te dobet Dule", shprehen anetaret e Keshillit te OMONIAS. Ne leter sqarohet fakti se Dule nuk ka qene kandidat i OMONIA-s, por kane qene Harallamb Panteqi dhe Spiro Ksera. Sipas anetareve te Keshillit, eshte Dule ai qe shperfill vendimin e OMONIAS per te dale PBDNJ si force e pavarur ne zgjedhje, pasi, si produkt i kulisave qe eshte, i kishte dhene fjalen e nderit Edi Rames dhe Erjonit. "Lutemi zotit Dule te mos marre atributet e liderit te OMONIA-s. Ne Keshillit te Pergjithshem te saj, te 45 anetaret jemi te barabarte ne baze te statutit", vijon letra e tyre. Aty theksohet se edhe anetaret, mund te dalin e te thone se organet e larta te OMONIA-s e perjashtuan Dulen nga kjo organizate, por nuk e thone me argumentin se jane serioze. Ndaj i bejne me dije kreut te PBDNJ-se, se perpjekja e tij per ta katandisur OMONIAN si partia, ku heq ke te doje dhe emeron ke te doje eshte e deshtuar. R. Rapushi