Taksat e makinave, del udhëzimi i Ministrisë
Pagesa e detyrimit që qytetarët do të bëjnë për efekt të taksës së makinave të përdorura mund të kryhet në çdo moment të vitit, por gjithmonë para kolaudimit të mjetit. Udhëzimi i Ministrisë së Financave shpjegon edhe mënyrën se si do të zbatohet ligji Për taksat vendore, i cili hoqi taksën në import për makinat e përdorura dhe ristrukturoi taksën e qarkullimit për mjetet brenda vendit. Udhëzimi shpjegon se taksa që do të paguhet nga mjetet një herë në vit do të përllogaritet sipas formulës: cilindratë, shumëzim për koeficient fiks sipas vjetërsisë, shumëzim taksën fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Mjetet që kanë një vjetërsi deri në tre vjet nga viti i prodhimit, nuk do ta kenë detyrimin ta paguajnë këtë taksë. Pjesa tjetër e automjeteve me vjetërsi që varion nga tre vjet e lart, do ti nënshtrohet taksës sipas formulës. Sa më e vjetër makina, aq më i madh detyrimi që duhet të paguhet. Ndërkaq, udhëzimi saktëson se për makinat që targohen për herë të parë, pagesa e taksës do të bëhet vetëm për pjesën e mbetur të vitit. Pra, nëse një makinë targohet në qershor, atëherë për të bëhet përllogaritja e taksës totale, kjo pjesëtohet me 12 muajt e vitit dhe në fund shumëzohet me muajt e mbetur të tij. Gazeta boton udhëzimin e plotë të Financave.
Udhëzim
Nr.18, datë 23.8.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 26, DATË 4.9.2008
PËR TAKSAT KOMBËTARE, TË NDRYSHUAR
Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar, Ministri i Financave
UDHËZON:
Në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Pika 2.2. Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve ndryshohet, me këtë përmbajtje: 2.2. Taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin Taksa e qarkullimit për benzinën aplikohet për produktet sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59 dhe për gazoilin, sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 19 35, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49.
Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin është 5 lekë litri deri në 31.12.2011, pas kësaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin bëhet 7 lekë litri. Kjo taksë zbatohet si për benzinën e gazoilin e importuar, ashtu edhe për atë të prodhuar në vend. Për benzinën dhe gazoilin e importuar, importuesi e paguan taksën e qarkullimit pranë degëve doganore ku është duke kryer procedurat e zhdoganimit. Për benzinën dhe gazoilin e prodhuar, prodhuesi paguan në bankën e nivelit të dytë për llogari të drejtorisë rajonale ku është regjistruar, taksën për të gjithë sasinë e prodhuar, brenda datës 5 të muajit pasardhës. Prodhuesi duhet të plotësojë e dorëzojë në drejtorinë rajonale tatimore ku është regjistruar, formularin nr.1, si bashkëlidhur, duke deklaruar sasinë e prodhuar dhe duke i bashkëlidhur mandatpagesën për taksën e paguar..
Pika 2.3.1 Taksa e mjeteve të përdorura të transportit, ndryshohet, me këtë përmbajtje: 2.3.1.
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.
Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Viti i vjetërsisë është diferenca ndërmjet vitit, kur mjeti kryen pagesën e taksës me vitin e prodhimit. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet drejtorive rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet, që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18% e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore në bazë të procedurave të
përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Pagesa e taksës bëhet në çdo kohë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Vlera e taksës është vjetore (për vitin kalendarik në të cilin arkëtohet) pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet.
Shembuj. Tabela e mëposhtme përmbledh masën e taksës që paguan një automjet në bazë të cilindratës, vitit të vjetërsisë dhe llojit të karburantit që përdor, naftë apo benzinë. Mjetet që regjistrohen për herë të parë, në momentin e targimit të tyre, paguajnë vlerën e taksës në raport me kohën e hyrjes në qarkullim në territorin e Shqipërisë. Në rast se mjeti targohet në muajin janar, taksa paguhet e plotë, ndërsa për periudhën në vazhdim taksa paguhet në raport me muajt e hyrjes në qarkullim, pavarësisht datës së muajit. Në rast se një mjet targohet për herë të parë pas muajit janar, vlera e taksës së mjeteve të përdorura është e barabartë me vlerën e taksës sipas formulës, pjesëtuar me 12 dhe shumëzuar me numrin e muajve të mbetur nga viti kalendarik, që janë muajt në përdorim.
Shembull: Në rast se një autoveturë me cilindratë 2100 cm3, që punon me benzinë, me vite vjetërsie 11 vite, targohet për herë të parë në muajin maj, vlera e taksës së mjeteve të përdorura është e barabartë me vlerën e taksës sipas formulës, pjesëtuar me 12 dhe shumëzuar me 8, që janë muajt në përdorim. Taksa e mjeteve të përdorura është: 2100 x 20 x 0.28 = 11,760 lekë. Mjeti do të përdoret për 8 muajt e mbetur të vitit. Për këtë arsye, pronari i mjetit do të paguajë taksën në shumën (11760/12) *8 = 7,840 lekë. Pagesa e kësaj takse shoqërohet me faturë dhe me pullën e taksës. Zotëruesi i mjetit e vendos pullën e taksës në xhamin e përparmë të mjetit për të lehtësuar ushtrimin e kontrollit vizual nga organet kompetente. Këto dokumente prodhohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe shpenzimet përballohen nga ky institucion në zbatim të nenit 8, pika 3, shkronja c të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar. Dokumentet e mësipërme duhet të përmbajnë elemente të sigurisë së lartë, për të shmangur falsifikimin e tyre.
Drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor bëjnë regjistrimin ditor të arkëtimit të taksës, që shërben si dokument bazë për rakordimin e pagesës së taksës me organet e tatimeve.
Regjistrimi bëhet në një regjistër të veçantë ose në mënyrë elektronike, forma dhe përmbajtja e të cilit janë sipas formularit nr. 2, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Këto drejtori, brenda datës 31 janar të çdo viti, dërgojnë në drejtoritë rajonale të tatimeve dhe në strukturat e Ministrisë së Brendshme listën e mjeteve që nuk kanë paguar taksën për vitin paraardhës, si dhe listën e mjeteve të regjistruara. Personat fizikë apo juridikë, pronarë të këtyre mjeteve, në këto lista do të trajtohen si debitorë dhe nga ana e DPSHTRR-së dhe ndaj tyre do të fillojë të zbatohen masat shtrënguese. Në rastet e mjeteve, të cilat ndërrojnë pronësinë, drejtoritë rajonale të DPSHTRR-së nuk procedojnë me regjistrimin e pronësisë së mjetit në rast se për atë mjet nuk janë paguar taksat respektive. Për mjetet që dalin përfundimisht nga qarkullimi, në momentin e paraqitjes së qytetarit për çregjistrimin e përhershëm, llogaritja për vlerën e taksës do të jetë e barabartë në raport me periudhën, që mjeti ka qenë në qarkullim. Pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 458, datë 29.7.2011 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 Për taksat kombëtare, të