Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, plagosen 3 kosovarë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër Velipojë.
Një makinë me të cilin udhëtonin 3 shtetas kosovarë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i automjetit si dhe dy pasagjerët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve gjëndja shëndetësore e njërit prej pasagjerëve është e rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar i automjetit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.