Fier, grabiti me dhunë, shpallet në kërkim 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohet si autor i një grabitje me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan – Bregas të rrethit Fier, dje rreth orës 15:00.
Adoleshenti me inicialet A.Xh, ka hyrë në banesën e një personi dhe pasi e ka goditur atë me mjete të forta, ka vjedhur një shumë parash prej 10.000 lekë të reja.
Pas njoftimit të ploicisë nga personi i dëmtuar në fshatin Peshtan – Bregas, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shpalljen e tij në kërkim.