"Taksat e ulëta nuk mjaftojnë për investitorët"
Investimet e kompanive greke në Shqipëri kanë një rëndësi të veçantë, sipas ambasadorit të Greqisë në Tiranë, Nikolaos Pazios dhe Athina zyrtare ka në dorë një propozim për të zgjidhur problemin e rezervuarëve të naftës në Durrës. Në një intervistë për "Shqip", Pazios ruan neutralitet maksimal kur diskuton për politikën e brendshme, ndërsa nuk nguron të tregojë disa probleme që kërkojnë zgjidhje nga qeveria shqiptare...
Ambasada greke organizon për të tretin vit radhazi, një forum të rëndësishëm ekonomik. Si mendoni se mund të ndihmojë Forumi i këtij viti për të nxitur marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë?
Siç e dini, prania ekonomike greke në Shqipëri është shumë e rëndësishme, si në tregti ashtu dhe në investimet direkte. Këtë javë, Greqia do të ketë një prezencë dinamike me një pavijon të madh në ekspozitën ndërkombëtare të organizuara nga "Klik-Ekspo" ndërkohë që të mërkurën në mbrëmje organizojmë një koncert me këngë rebetiko në Akademinë e Arteve dhe të enjten, më 26 nëntor fillojnë punimet e Forumit Ekonomik. Forumi Ekonomik, i cili organizohet për të tretin vit radhazi, është një pikë e rëndësishme referimi për sa i përket marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai u jep mundësi operatorëve ekonomikë shqiptarë dhe grekë, të shkëmbejnë pikëpamje dhe informacion, elementë të cilët përcaktojnë planet e tyre të ardhshme. Për më tepër, këtë vit në veçanti, mund të them se temat që do të shqyrtohen në Forum kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sidomos për integrimin e saj në BE.
Mund të na shpjegoni se çfarë doni të thoni me këtë?
Siç e dini, raporti i fundit i BE-së mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare i referohet në mënyrë specifike përpjekjeve të qeverisë shqiptare për krijimin e autoriteteve kompetente të certifikimit dhe standardizimit dhe adaptimin e standardeve ndërkombëtare. Si mund të vijë një investitor i huaj në Shqipëri, në qoftë se mallrat e prodhuar nuk mund të eksportohen në BE dhe në tregjet e zhvilluara? Ekzistojnë aktualisht kompani shqiptare që nuk mund të eksportojnë në BE dhe në Amerikën e Veriut, pikërisht për shkak të pamundësisë së zbatimit të rregullave të cilësisë dhe të certifikimit. Kjo çështje është me rëndësi kapitale dhe për këtë arsye do të jetë një nga temat që do të shqyrtohen nga ekspertët përkatës, të premten më 27 nëntor 2009. Gjithashtu, po atë ditë do të ketë një diskutim interesant rreth çështjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike, tema të një prioriteti të veçantë në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe që merren gjithnjë e më shumë parasysh nga bizneset në mbarë botën.
Mendoni se çështja e mjedisit është nga të parat ndër prioritetet për biznesin shqiptar?
Ndoshta shumica e kompanive shqiptare ende nuk janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e kësaj çështjeje. Por përparimi në këtë fushë preokupon në mënyrë të veçantë BE-në, si dhe organizmat ndërkombëtare. UNDP-ja, që është organizëm në kuadrin e OKB-së, ka bërë një studim dhe ka konkluduar se kush janë dhjetë pikat më problematike (hot spot) në Shqipëri. Gjithashtu e një rëndësie të veçantë është çështja e menaxhimit dhe largimit të mbetjeve industriale dhe urbane. Kjo është një çështje që lidhet direkt me shëndetin publik dhe perspektivat për zhvillimin e turizmit në vendin tuaj.
Si e vlerësoni legjislacionin fiskal në vendin tonë? Besoni se favorizon investimet e huaja?
Koeficienti i ulët fiskal është sigurisht faktor tërheqës për investimet e huaja. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Faktorë gjithashtu të rëndësishëm janë ulja e korrupsionit, funksionimi i saktë i shtetit, dhe në përgjithësi, kushtet që favorizojnë konkurrencën e shëndetshme.
Si paraqiten raportet tregtare mes dy vendeve?
Greqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Sipas statistikave zyrtare, eksportet greke në Shqipëri, në vitin 2008, arritën në 555 milionë dollarë kryesisht me produktet e mëposhtme: lloje mineralesh jometalore, naftë dhe produkte të saj, hekur dhe çelik, fruta dhe perime, lloje veshjesh, duhan, metale jo me përbërje hekuri. Importet greke nga Shqipëria arritën në 144,5 milionë dollarë në 2008 dhe kryesisht janë veshje, minerale, energji elektrike, letër dhe karton, artikuj të ndryshëm industrialë dhe plehra. Por ka interes të madh nga kompanitë greke dhe kjo rezulton edhe nga prania shumë e rëndësishme e tyre në ekspozitën ndërkombëtare që zhvillohet këtë javë, në të cilën Greqisë i është dhënë vendi i nderit - ndërsa në pavijonin grek përfshihen kompani dhe shumë dhoma tregtare dhe industriale.
Cila është strategjia e qeverisë greke për të nxitur investimet në vendin tonë? A ka rënie në investimet greke në lidhje me investime nga vende të tilla si Italia, Gjermania dhe Kina?
Të dhënat nuk tregojnë rënie të investimeve greke në Shqipëri. Rreth 28 për qind e investimeve të huaja në Shqipëri vjen nga kompani greke. Le të mos harrojmë se grekët ishin investitorët e parë në Shqipëri që në fillim të viteve 1990, kur ekonomia shqiptare ishte ende në kërkim të hapave që do hidhte. Qeveritë greke kanë financuar projekte për investime në Shqipëri përmes "Ligjit për Investime", që ishte dhe është në fuqi në Greqi deri në vitin 2003. Gjithashtu, përmes "Planit Grek për Rindërtimin Ekonomik të Ballkanit" janë vënë në dispozicion të Shqipërisë rreth 50 milionë euro, nga të cilat 9 milionë për financimin e investimeve private. Tashmë nuk ka ndonjë lloj subvencionimi për investimet private.
Përveçse sa përmendëm më lart, investimet greke janë veçanërisht të rëndësishme në Shqipëri. Shumë kompani të mëdha greke (të cilat kanë një prani të veçantë në të gjithë Europën Juglindore) janë të vendosura këtu, të tilla janë bankat ("Alpha Bank", "Emporiki", "Tirana Bank", NBG), kompania e telekomunikacionit (AMC), ndërkohë që zbatohen vazhdimisht projekte të reja investuese të tilla si ndërtimi i fabrikës për prodhimin e çimentos nga kompania TITAN, ndërtimi i qendrave spitalore (YGEIA, "Medical Center", "Euromedica Medical Center") etj.
Për sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj mendoj se në kushtet moderne të globalizmit, është e kuptueshme se do të ketë investime dhe nga vende të tjera, edhe përtej atyre që përmendet. Kjo varet nga progresi institucional i Shqipërisë, por dhe nga situata e përgjithshme ekonomike.
Qeveria e mëparshme kishte iniciuar një plan strategjik, që ju e keni quajtur "Plani Grek për Rindërtimin Ekonomik të Ballkanit". Kryeministri i ri, z. Papandreu, ka folur ditët e fundit për një riaktivizim të këtij plani. Ju lutemi, a mund të dimë më konkretisht se çfarë përmban ky plan për rajonin, specifikisht për Shqipërinë e Kosovën?
Në këtë pikë, do të doja të theksoja se, përveç mbështetjes së rëndësishme që i dha Shqipërisë vetë Bashkimi Europian, nëpërmjet programeve të veta të financimit, edhe Greqia nga ana e saj, ka mbështetur Shqipërinë, përmes "Planit Grek për Rindërtimin Ekonomik të Ballkanit", HiPERB. HiPERB është një projekt ambicioz, fillimisht 5-vjeçar (2002-2006), afati i të cilit u zgjat për pesë vite të tjera (2007-2011), me qëllim zbatimin e një politike të plotë zhvillimi për Ballkanin. Objektivat e kësaj politike janë modernizimi i infrastrukturës, avancimi e investimeve prodhuese, mbështetja e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, forcimi i shtetit social, objektiva, realizimi i të cilave forcon orientimit europian të vendeve të Ballkanit.
Ndërkohë, përmes HPERB, me një total prej mbi 500 milionë eurosh, financohen projekte, studime dhe aktivitete edhe për vendet e tjera të Ballkanit por dhe për Kosovën, në mënyrë që të inkurajohet perspektiva europiane dhe konsolidimi i stabilitetit politik, ekonomik dhe social në të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Pra kemi çdo arsye, për të qenë aktivë në këtë proces dhe për t‘u bërë ne lokomotiva e ecurisë së rajonit tonë drejt integrimit europian.
Doja t‘ju bëj një pyetje konkrete, për disa nga bizneset tuaj në Shqipëri. Fjala është për kompanitë e karburanteve "Global Petrolum" dhe "Mamid Oil". Pas një vendimi qeveritar këtyre kompanive iu është ndërprerë kontrata për përpunimin e anijeve që furnizonin Shqipërinë me hidrokarbure nga Porti i Durrësit dhe Porti i Shëngjinit, duke i dëmtuar dhe financiarisht, përderisa veprimtaria e tyre është përgjysmuar nga ky shkak. A do të ndërhyjë qeveria greke për të respektuar një kontratë që përfundon në vitin 2019? Apo do të kompensohen për dëmet financiare nga ana e qeverisë suaj?
Kjo është një çështje që na preokupon seriozisht dhe shpresojmë se do të mundemi, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, të gjejmë një zgjidhje që të jetë me interes reciprok. Qeveria shqiptare ka marrë vendime, të cilat i japin një drejtim të specifikuar funksionimit të porteve, në kuadrin e projektit të vet për një zhvillim më të gjerë ekonomik të vendit. Përderisa konstatojmë se këto vendime, objektivisht kanë efekte të disfavorshme për disa biznese, atëherë është e logjikshme që të ketë rregullime të cilat do të lejojnë që këto kompani të vazhdojnë funksionimin e tyre normal. Ne besojmë se kompanitë greke janë të predispozuara të angazhohen në investime të konsiderueshme, pasi të përcaktohet një kuadër i qartë, i cili do të mundësojë marrjen e vendimeve respektive. Qeveria greke ka propozuar një plan që jep rrugëdalje nga problemi konkret. Presim vlerësimin e tij nga ana e palës shqiptare.
Besoj se zhvillimet politike në Shqipëri, ambasada greke i ka ndjekur nga afër. Si vend anëtar i BE-së, ku duam të integrohemi, por edhe si vende fqinj, si e gjykoni vendimin e opozitës për të mos hyrë në Kuvend, pa u plotësuar disa kushte?
Edhe si vend fqinj, por edhe si një vend mik, që mbështet fuqishëm ecurinë europiane të Shqipërisë, Greqia është e interesuar për zhvillimet politike këtu, interesohet për normalitetin dhe stabilitetin politik, ashtu sikundër interesohet dhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Kemi të bëjmë me elementë që ndërthuren me mbarëvajtjen e përpjekjeve për avancimin e reformave të nevojshme, që do të përcaktojnë siç parashikohet, integrimin e shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane, së cilës i përket.
Një tjetër çështje me rëndësi për të dyja vendet është përcaktimi i kufijve detarë në detin Jon. Pretendohet se Shqipërisë i janë marrë hapësira të konsiderueshme dhe se procesi nuk ka qenë transparent. Ju si e gjykoni, ndarja e kufijve ka qenë e drejtë dhe mbi çfarë bazash është bërë kjo?
Ne gjykojmë se marrëveshja mbi përcaktimin e zonave detare është në favor të të dyja palëve dhe plotësisht e ligjshme në bazë të dispozitave të së Drejtës Ndërkombëtare Detare. Për më tepër mbulon çështje të ngelura pezull, përfshihet në kuadrin e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe forcon stabilitetin në rajon, veçanërisht në lidhje edhe me integrimin europian të Shqipërisë. Për sa i përket ratifikimit, secila prej palëve ka procedurat e saj ligjore, të cilat ne i respektojmë plotësisht.