Pergatitje ne plan institucional per hyrjen ne BE - CEFTA dhe vendet e Ballkanit Perendimor

Gligorov Rendesia qendrore e CEFTA eshte liberalizimi i tregtise mes vendeve te Ballkanit. Vec kesaj ajo krijon avantazhe edhe per eksportet e rajonit ne BE pasi kushtet e origjines per mallrat mbi gjithe rajonin dhe jo mbi nje vend te vecante. Keto jane avantazhet ne planin ekonomik. Por CEFTA ka edhe avantazhe indirekte politike pasi CEFTA mbeshtet rritjen e bashkepunimit rajonal ne te gjitha nivelet perfshire ate politik. Kjo eshte ne perputhje me kushtet e vena nga BE pra bashkepunimi nderrajonal si aspekt i rendesishem ne rrugen drejt anetaresimit.
DW Qe prej anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne CEFTA jane shenuar edhe disa probleme. Disa vende treguan fillimisht rezerva per ratifikimin e marreveshjesh pasi i druheshin efekteve negative ne tregun e brendshem per shkak te konkurrences nga produktet e vendeve fqinje kryesisht ato bujqesore. Si paraqitet aktualisht situata
Gligorov Serbia eshte nje nga vendet qe perfiton me shume nga CEFTA pasi eshte nje eksportues i rendesishem i produkteve bujqesore. Prodhimi i saj bujqesor eshte konkurrues ne Ballkan por jo patjeter pertej tij. Po keshtu edhe Maqedonia. Kjo perben nje problem per vendet qe jane importues neto ne Ballkan te produkteve bujqesore. Megjithate duhet thene se vendet e Ballkanit me perjashtim te Serbise nuk kane avantazh komparativ ne bujqesi dhe mbeten importues neto. Pyetja eshte vetem nese do te importojne nga Serbia apo nga vende te tjera. Mendoj se ky problem nuk ekziston me dhe frika fillestare se liberalizimi i tregtise per produktet bujqesore do te demtonte bujqesine vendase te ketij apo vendi eshte shuar. Por keto jane ne fund te fundit ceshtje qe ngrihen dhe duhen zgjidhur gjithnje ne raste te krjimit te tregjeve me tregti te lire.
DW Probleme analoge ka pasur edhe me hyrjen ne BE kryesisht te shteteve nga jugu i Evropes apo anetareve te rinj nga Evropa Lindore. Si jane zgjidhur ato
Gligorov Hyrja ne tregun e perbashket te BE-se e ka ndihmuar zhvillimin e bujqesise te ketyre vendeve qe kane qene me pak produktive ne sektorin agrar pasi ato kane avantazhe te tjera komparative. Vec kesaj politika e perbashket bujqesore e cila parashikon mjaft subvencione dhe transferta ne sektorin agrar te vendeve anetare ndihmon ne mbeshtjen e bujqesise ne nivel lokal. Pyetja nese kjo politike eshte ose jo e mire eshte ceshtje tjeter. Keto subvencione dhe transferta ne nje fare mase mbeshtesin edhe pjesen joproduktive te bujqesise dhe detyron BE te mbroje bujqesine e vendeve anetare nga vendet e treta. Hyrja ne tregun e perbashket te BE-se nuk do te jete negative per vendet e Ballkanit pasi ato te perftojne mbeshtetje per bujqesine e tyre.
DW A ndihmon CEFTA ne pergatitjen e ketyre vendeve per hyrjen ne tregun e perbashket
Gligorov Jo patjeter Ndihma kryesore eshte qe vendet te mesohen me punen ne nje treg pa barriera tarifore dhe ku eshte e mundur levizja e lire e mallrave. Pra CEFTA nuk i pergatit domosdoshmerisht keto vende ti bejne balle konkurrences ne tregun e perbashket. Kjo per faktin se diferencat mes vendeve te Ballkanit jane me te vogla se diferencat mes tyre dhe vendeve me te zhvilluara te BE-se. Pra le te themi se CEFTA eshte nje lloj paradhome. Pergatitja kryesore sic e permenda me lart ka te beje me qeverisjen ne nivel rajonal nenshkrimin e marreveshjeve rajonale dhe respektimin e marreveshjeve pasi ky eshte edhe thelbi i negociatave me BE-ne dhe nga vendet e Ballkanit pritet nje sjellje e pergjegjshme pas anetaresimit. Pra pergatitja qe CEFTA ofron ka te beje me aspektin institucional.
DW A ndihmon CEFTA ne zgjidhjen e disa problemeve ne planin politik ne rajon
Gligorov CEFTA eshte nje stimul per keto vende pasi eshte e lidhur dhe eshte kusht per integrimi ne BE. Ky eshte synimi final. Per kete arsye vende te caktuara ne vecanti Serbia dhe Kosova po perpiqen te zgjidhin ne negociata direkte edhe problematika qe lidhen me CEFTA-n. Ka rruge per pjesemarrjen ne marreveshje te tregtise se lire si CEFTA qe nuk kerkojne patjeter diskutimin e ceshtjes se njohjes. Ne kete kuptim CEFTA eshte e dobishme pasi zhvendos diskutimin nga plani politik ne ate ekonomik ku eshte me e lehte ne parim te gjendet nje gjuhe e perbashket. Por kjo nuk do te funksiononte nese CEFTA nuk do te ishte nje hap drejt integrimit evropian. Kjo eshte arsye pse negociatat mes Serbise dhe Kosoves po drejtohen dhe ndermjetesohen nga BE-ja.
Intervistoi Eliana Xhani
Redaktoi Bahri Cani
DW Cilat jane avantazhet e CEFTA per vendet e Ballkanit Perendimor
Per te mesuar me shume rreth stadit aktual te funksionimit te CEFTA-s biseduam me zotin Vladimir Gligorov ekonomist prane Institutit te Vjenes per Studime Ekonomike Nderkombetare.