E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Droge dhe alkool ne shkolla"

Elbasan- Droga dhe alkooli pushtojne shkollat e Elbasanit. Keshilli Bashkiak jep alarmin per perdorimin e tyre ne shkalle te gjere, ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme te qytetit. Kryetari i komisionit te arsimit, kultures, rinise dhe sporteve ne Keshill, Eduart Gjini, ka kerkuar dje ne mbledhjen e radhes qe te marre fjalen jashte rendit te dites. Ish-drejtori i nje prej shkollave te mesme, ka marre shkas nga trajtimi i ketij fenomeni ne mediat lokale dhe qendrore. Ne deklaraten e lexuar para keshilltareve Eduart Gjini, mes te tjerave ka theksuar se "droga, pirja e duhanit dhe alkoolit jane te pranishme thuajse ne te gjitha shkollat 9-vjecare te qytetit tone". Kjo gje padyshim perben nje fakt te rende tejet shqetesues. "Sipas te dhenave, femije te moshes 12-15 vjec, kontingjente te shkollave, jane te implikuar dhe perfshire, jo vetem ne pirjen e duhanit dhe alkoolit, por ajo qe te trondit eshte se po kthehen ne perdorues te droges", deklaroi ai.

Kryetari i komisionit theksoi se fenomeni nuk eshte trajtuar vetem ne media, por edhe nga mjeket, intelektualet, drejtuesit, madje edhe nga vete keshilltaret. Duke iu referuar mjekut dhe njekohesisht keshilltarit Behar Gjevori, ish-drejtori i shkolles se mesme "Dhaskal Todri" shtoi se ekipi i mjekeve eshte ndeshur me raste ne gjendje shume te renda, te cilet jane paraqitur dhe me pas jane larguar, per t'iu fshehur policise. Mjeku Gjevori ka ngritur shqetesimin se "ne Elbasan ende nuk ka nje mjek specialist te kesaj fushe, ndonese ka nje projekt per nje qender rehabilitimi per kete kategori". Por sipas Gjinit, ne menyre te vecante shkollat, po kercenohen nga shperndarja e pluhurit te bardhe.

Komisioni i arsimit, kultures rinise dhe sporteve, ka shprehur shqetesimin dhe ka kerkuar qe te goditet sa me shpejt ky fenomen. Drejtoria e Policise se Qarkut, ka marre masat e saj, por kjo nuk eshte e mjaftueshme ndaj komisioni i ka kerkuar Keshillit Bashkiak qe te sensibilizoje e te terheqe vemendjen e mbare opinionit publik ne Elbasan. Gjithashtu thirrje iu be edhe organeve te pushtetit vendor, rendit dhe strukturave te specializuara, arsimit, mjekesise, familjes dhe organizatave joqeveritare, qe te bashkohen ne nje front te perbashket per te ndalur dhe per te luftuar dukurine.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›