E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kundër kontrollit financiar. Prefekti: MF ti ngrijë fondet bashkisë

Bashkia e Tiranes ka refuzuar t’i nenshtrohet kontrollit financiar nga ana e prefektures se Tiranes, institucion i cili eshte nje nga tre organet e paraashikuara me ligj qe mund te bejne auditin financiar te pushtetit lokal. Prefekti i Tiranes, Keltis Kruja, beri me dije gjate nje konference per mediat se pas nje kerkese te bere nga ministria e Financave prefektura ka ngritur nje grup dhe i ka kerkuar bashkise se Tiranes te pranoje kontrollin e fondeve qe ajo ka marre nga buxheti i shtetit per vitin 2009, kerkese e cila eshte refuzuar nga drejtuesit bashkise se kryeqytetit.

Per kete arsye prefekti i Tiranes, Kruja, i kerkoi ministrise se Financave te ngrije fondet e parashikuara per vitin 2010 per bashkine e kryeqytit.

“Në përgjigjen e kthyer me shkrensën numër 3826/1 datë 11.05.2010 kryetari I bashkisë Tiranë shprehet se refuzon të auditohet nga ana e prefektit të qarkut Tiranë dhe nuk njeh asnjë grup pune të ngritur për këtë qëllim. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të ndahet nga praktikat private me të cilat administron bashkinë e Tiranës dhe ta drejtojë këtë bashki në respect dhe përputhje të plotë me ligjin. Jam i detyruar t’i kërkoj qeverisë dhe minsitrit të Financave të ngrijë veprimet në thesaret e shtetit dhe të bllokojë fondet e buxhetit të shtetit për bashkinë Tiranë duke qenë se kjo bashki dhe kryetari I saj refuzojnë kontrollin dhe transparencën ndaj këtyre fondeve” tha Kruja.

Nje jave me pare kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama se ka abuzuar me fondet e dhena nga qeveria per pushtetin lokal te kryeqytetit dhe i kerkoi ministrit te Financave Ritvan Bode te niste procedurat per transparencen e menaxhimit te parave publike nga ky insititucion.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›