E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzaminimet dhe shërbimet falas për pacientët e siguruar

28/02/2009  Librezat shëndetësore

Pajisja me librezë shëndetësore e pacientëve mundëson marrjen e një sërë shërbimesh dhe kujdesi shëndetësor falas. Që nga shtrirja e reformës së sigurimeve në kujdesin parësor është shtuar numri i personave që janë përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore, por ende ky numër është shumë i voglës krahasuar me numrin e popullsisë. Këta të fundit detyrohen që për çdo shërbim që marrin, duke filluar nga mjeku i familjes, të paguajnë tarifat e shërbimit, ndërsa personat që disponojnë librezën shëndetësore janë të përjashtuar nga detyrime të tilla. Marrja e këtyre libreza bëhet pas regjistrimit të banorëve në këtë skemë, proces ky që bëhet sipas zonës së mbulimit, kategorive të popullatës, statusit rezident/jorezident si dhe kategorisë së pacientëve kronik/akut. Megjithatë, përfitimet që vijnë nga libreza janë të shumta, si kryerja e vizitave mjekësore pa pagesë, duke filluar jo vetëm te mjeku i familjes, por dhe tek ai specialist si dhe vizitat në spital. Kjo për vetë faktin se ky pacient është pajisur me rekomandimin e lëshuar nga mjeku i tij, kjo edhe për shtrimet apo shërbimet e tjera. Gjithashtu personat që janë të pajisur me librezë përfitojnë dhe barnat falas, veçanërisht ato që përfshihen në listat e rimbursimit për të gjitha kategoritë. Nga ana tjetër, ata janë të përjashtuar edhe nga pagesat që duhet të bëjnë për marrjen e ekzaminimeve të shtrenjta. Një person i pasiguruar duhet të paguajë 100 për qind të çmimit të shërbimit, që mund të jetë shumë i lartë, ndërsa pacienti që ka librezë paguan vetëm 10 për qind të tarifës së ekzaminimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›