E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksisti arreston trafikantin 26 vjecar

4 kilograme heroine jane kapur ne piken doganore te Kakavijes dhe nje person ka perfunduar ne pranga.Operacion i koduar me emrin “taksisti”ka bere te mundur qe ne doganen e Kakavijes te arrestohet 26 vjecari, Blenar Gremi nga fshati Zharres i qytetit te Fierit.Gremi qe punon si takstit u kap ne tentative per te kaluar kufirin shqiptar, per ne token greke me nje sasi lende narkotike.Gjate kontrollit te automjetit u gjeten te fshehura ne pjesen e brendshme te ketij mjeti 8 pako me lende narkotike heroine, me nje peshe prej rreth 4 kg e 145 gr.Sipas burimeve te policise lenda narkotike kishte si destinacion tregun grek.Gjate ndalimit si prove materiale e ketij trafiku policia ka sekuestruar dhe nje automjet tip Mercedes, shumen prej 500 euro,8.000 leke te rinj, si dhe tre aparate celulare

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›