Trafiku i pistoletave nga Holanda, 10 vjet burg për Shëngjonin
Akuzohet për “trafik armësh”, kërkohet deklarimi fajtor dhe dënimi me 10 vjet burg për të pandehurin Agim Shëngjoni. Ky shtetas ka kërkuar që ndaj tij të aplikohet gjykimi i shkurtuar, duke përfituar në këtë mënyrë uljen e 1/3 së dënimit. Gjatë parashtrimit të fakteve dhe rrethanave të kryerjes së kësaj vepre penale, prokurori ka kërkuar që provat materiale të sekuestruara pas arrestimit të Shëngjonit të mbahen ende nën sekuestro, për t’ua vënë në dispozicion autoriteteve belge e holandeze, të cilat janë duke e hetuar për vjedhje banesash, nën identitet të rremë. I pandehuri Shëngjoni akuzohet për trafik të pistoletave, të cilat ai i dërgoi nga Holanda me identitet të rremë për t’i pritur vetë në qytetin e Elbasanit. “Pakoja” me tri pistoleta brenda i është dorëzuar vetë të pandehurit, pasi e kishte dërguar vetë nga Holanda në emrin e tij. Pasi ka marrë në dorëzim pakon me tri pistoletat brenda, Agim Shëngjonit i janë vënë prangat nga efektivët e policisë që ishin duke e pritur jashtë postës. Çështja u hetua dhe u gjykua nga Krimet e Rënda, të cilat e akuzuan të pandehurin për “trafik armësh” dhe për të, dje u kërkua dënimi me 10 vjet burg.
Ekspertët belgë
Gjashtë ekspertë belgë kanë zbarkuar disa ditë më parë në Tiranë për ekzekutimin e një letër-porosie për një shtetas të shumëkërkuar në vendin e tyre. Ata kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, për të kryer veprimet e tyre hetimore, duke qenë se shtetasi i kërkuar prej tyre është arrestuar në Shqipëri për “trafik armësh”, ndërkohë që në Belgjikë dhe Holandë dyshohet të jetë një ndër grabitësit më të kërkuar të banesave. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Shëngjoni, i arrestuar pak muaj më parë nga policia shqiptare për “trafik armësh”, pasi me pako postare dhe me emër të rremë ka nisur nga Belgjika në Shqipëri 3 pistoleta, të cilat më pas doli t’i priste vetë në Tiranë. Por, ndërkohë që në vendin tonë ky shtetas hetohej për “trafik armësh”, në Belgjikë hetohej për vjedhje banesash. Sipas burimeve nga akuza, Shëngjoni vepronte me emër të rremë, ndërkohë që në vendet ku kanë ndodhur grabitjet kanë ngelur gjurmë gishtash dhe prova të tjera identifikuese. Sapo kanë mësuar mbi arrestimin e këtij shtetasi, 6 ekspertë belgë mbërritën në vendin tonë, kontaktuan me organin e akuzës dhe gjykatën dhe nisën procedurat hetimore. Fillimisht nisën procedurat për marrjen e provave, kjo nëpërmjet ekzekutimit të letër-porosisë. Mësohet se dy ditë më parë, 6 ekspertë kanë “bastisur” banesën e të arrestuarit, duke grumbulluar provat që u duheshin, si dhe kanë bllokuar si provë materiale laptop-in e tij. Gjithashtu, ekspertët belgë kanë kontrolluar në banesë për sende që rezultojnë të vjedhura, që kanë qenë me mjaft vlerë për familjet e grabitura, duke bllokuar çdo gjë të nevojshme. Më pas është kërkuar edhe dëshmia e familjarëve të Shëngjonit, babait dhe vëllait të tij. Ekspertët kanë vendosur të marrin shenjat e gishtave të Shëngjonit për t’i ballafaquar me ato të gjetura në vendngjarje, kryerjen e analizës së ADN-së dhe të tjera ekspertiza që do t’u duhen për procesin hetimor e gjyqësor, si dhe deklarimet e tij rreth akuzës. Të gjitha këto, të marra në rrugë gjyqësore, nga ekspertët do të përdoren si provë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Belgjikë për shtetasin Agim Shëngjoni, i cili do të gjykohet në mungesë, pasi nuk mund të ekstradohet se është duke u hetuar për një vepër penale më të rëndë në Shqipëri dhe bëhet fjalë për “trafik armësh”.
Detaje
Ekspertët belgë kanë vendosur të marrin shenjat e gishtave të Shëngjonit, për t’i ballafaquar me ato të gjetura në vendngjarje, si dhe kampione për kryerjen e analizës së ADN-së dhe të tjera ekspertiza që do t’u duhen për procesin hetimor e gjyqësor