“Digjet” SHBA, mbi 30 të vdekur nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta po djegin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndërsa numri i viktimave ka kaluar mbi 30. Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë e ndërsa temperatuarat kanë arritur deri në 38 gradë celsius.
Gjatë ditëve të fundit, pothuajse i gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i përfshirë nga temperaturat e larta.
"Është absolutisht e tmerrshme. Ky është një i nxehtë vrasës" tha një banor i Uashington një ndër shtetet që është prekur më shumë nga moti i nxehtë.
Autoritet kanë paralajmëruar që të mos dalin gjatë orëve të mesditës pasi temperatuarat e larta pritet të kalojnë 40 gradë celsius.
Situata vështirësohet për ata persona të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së javës së kaluar.
Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike.
Fundjava pritet që të ketë temperatura edhe më të larta. Më së shumti nga I nxehti është goditur pjesa lindore, ku temperaturat as natën nuk bien në 25 gradë.