Donatorët premtojnë 16 miliardë dollarë për Kabulin

Donatorët ndërkombëtarë në takimin në Tokio premtuan të dielën rreth 16 miliardë dollarë ndihmë për zhvillimin e Afganistanit deri në vitin 2015.
Donatorët gjithashtu u zotuan të vazhdojnë ndihmat për Kabulin deri në vitin 2017.
Në konferencën e së dielës morën pjesë përfaqësues të mbi 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare.
Në këmbim të ndihmës, Kabuli ka premtuar se do të frenojë korrupsionin dhe do të zbatojë reformat ekonomike.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka siguruar se Afganistani “do të mbetet i palëkundur në angazhimet në këtë partneritet historik."