E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Rusi, shkon në 144 numri i viktimave

Ka shkuar në 144 numri i personave që kanë humbur jetën në Rusi nga përmbytjet si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në rajonin jugor.  Përmbytjet e befasishme ndodhën gjatë natës, e ndërsa banorë të zonave të ndryshme kanë hipur në catitë e shtëpive të tyre për tiu shpëtuar vërshimeve.

Presidenti Vladimir Putin ka fluturuar mbi rajonin me helikopter ndërsa ka zhvilluar bisedime urgjente me zyrtarë për marrjen sa më të shpejtë të masave. Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin e Krymsk, një qytet me 57,000 banorë.
 

Nëntë viktima të tjerë u gjetën të qytet portin e Novorosisk ne Detin e Zi. Televizionet ruse treguan pamjet e shtëpive të mbuluara tërësisht nga uji ndërsa sipas policisë shumica e viktimave janë të moshuar që ishin në gjumë gjatë vërshimit të ujit. Dhjetra të tjerë janë raportuar të zhdukur ndërsa ekziston ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Ekipet e emergjencës janë shpërndarë në zonat me problematike e ndërsa më shumë se 7,000 fëmijë rusë nëpër kampet verore janë evakuuar. Ndërkohë është ndërprerë edhe eksporti i naftës nga porti i Novorosisk në Detin e Zi. Autoritetet lokale e përshkruajnë si të paimagjinueshme atë që ndodh në këtë zonë.  Kurse përdorues të rrjeteve sociale shprehen se qyteti Krymsk duket sikur është goditur nga cunami.
 

Sistemi i transporteve thuajse nuk ekziston, ndërsa e gjithë zona vuan mungesën e energjisë. Përmbytjet e fundit cilësohen si më të rëndat që kanë goditur këtë vend dekadat e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›