E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, kolera prek Havanën

Një pacient është diagnostikuar me kolerë në kryeqytetin e Kubës, Havana, disa ditë pasi 3 persona vdiqën nga një shpërthim i papritur epidemie në qytetin juglindor Manzanillo.

Më shumë se 50 persona të tjerë janë infektuar dhe rreth 1 mijë njerëz kanë marrë trajtim mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Sipas BBC, autoritetet kubaneze theksojnë se gjendja është nën kontroll, por katër spitale janë gati për izolimin e pacientëve.

Mendohet se sëmundja ka nisur të përhapet pasi është konsumuar ujë nga puset e ndotur, por ende nuk dihet se kush është burimi i kolerës.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rasti i fundit me kolerë në Kubë është regjistruar pas Revolucionit të vitit 1959.

Kolera është një infeksion bacterial që shkakton diarre dhe dehidratim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›