E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët eliminojnë 7 persona si ´´spiunë të SHBA-së´´

Militantët talebanë kanë eliminuar një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të moshuar të fiseve, të zyrtarëve qeveritarë dhe shtetasve afganë sepse kanë dyshuar se merreshin me spiunazh në Waziristan.

Trupat e pesë anëtarëve të fiseve ishin hedhur në një rrugë në një fshat rreth 35 kilometër në jug të qytetit kryesor Miranshah të Waziristanit Verior, ndërkohë dy të tjerët disa kilometra më tej, shtuan burimet e sigurisë.

"Duket se të gjithë janë vrarë natën e kaluar dhe pranë trupave të tyre u gjet një shënim me shkrim dore ku thuhej se ata ishin spiunë në favor të SHBA-së. Dhe kushdo që do të kryejë detyrën e spiunit në favor të Amerikës do të ketë të njëjtin fat me ta", deklaroi në linjë telefonike një zyrtar i sigurisë në Miranshah.

Burimi i dytë deklaroi se dy trupat e tjerë u zbuluan disa kilometra larg pesë të parëve në po të njëjtin rajon dhe pranë tyre ndodhej një shënim i njëjtë me të parin.
                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›