çavez habit botën: SHBA-ja shkaktoi tërmetin në Haiti
Presidenti i vendit amerikano-jugor, gjatë një interviste për televizionin venezuelioan “ViVa”, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zotërimin e armës që shkakton tërmete, me të cilin ishte iniciuar tërmeti në Haiti.Duke cituar njëfarë raporti të Flotës veriore ruse, televizioni “ViVa” transmetoi deklaratën në të cilën thuhet se tërmeti ku humbën jetën rreth 200 mijë njerëz është shkaktuar nga testimi eksperimental amerikan i sistemit të valëve. Për të njëjtin sistem pohohet se mund të shkaktojë anomali klimaterike, si vërshime, thatësira dhe uragane. Televizioni “ViVa” më tej shton se qëllimi final i këtyre sulmeve eksperimentale është Irani, ku me një varg tërmetesh të iniciuara, do të përmbyset regjimi islamik. Sulmet e Hugo Çavezit njihen për emocionalitetin e tepruar. Por pritet që deklarata e tij e fundit të mos kalojë pa u vënë re. Ai mund të hetohet për shpifje dhe për prishjen e imazhit të një kombi, në rastin konkret të kombit amerikan.