E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Harry në shënjestër të talebanëve

Gazeta Shqip

Talebanët kanë kërcënuar sot se do të bëjnë të pamundurën për të rrëmbyer apo vrarë princin Harry, i cili javën e kaluar mbërriti në Afganistan. Nipi i Mbretëreshës Elisabetë do të qëndrojë për katër muaj në bazën Camp Bastion, që ndodhet në provincën Helmand dhe është i angazhuar si pilot sulmues.

Po përdorim të gjitha forcat për ta hequr qafe, vrarë apo rrëmbyer, ka thënë zëdhënësi taleban Zabihullah Mujahid, i kontaktuar me telefon nga agjencia Reuters.

“U kemi kërkuar komandantëve tanë të Helmand të bëjnë të pamundurën për ta eliminuar”, ka thënë Mujahid, i cili nuk ka dashur të japë detaje për atë që e ka etiketuar si “operacioni Harry”. Princi 27-vjeçar, i njohur në radhët e forcave të armatosura si “Kapiteni Wales”, ka shërbyer në Afganistan në vitin 2008 si kontrollor fluturimi, por e ka lënë detyrën brenda pak kohësh. Ai u detyrua të largohej sapo u publikua lajmi për praninë e tij në mision.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Princi Harry në shënjestër të talebanëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›