Gjermania mirëpret sovranitetin e Kosovës

"Fakti që sot merr fund mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe një sukses i përpjekjeve ndërkombëtare. Kosova ka përmbushur kërkesa rrënjësore demokratike dhe ka arritur progres në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave".
"Qeveria Federale do të mbështes fuqimisht Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e konsolidimit të shtetit. Prioritet mbetet procesi i mëtejmë i afrimit të Kosovës me BE-në dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kovosës, përfshirë edhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjendjes në veri të Kosovës.“
Propozimi i bërë me mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, i Presidentit finlandez Martti Ahtisaari ka ndërlidhur të drejtat e autonomisë së gjerë të komunave serbe në Kosovë me mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Përkufizimet e Planit të Ahtisaari-t rregullojnë posaçërisht çështjen e mbrojtjes së të drejtave të pakicave jo-shqiptare, forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe mbrojtjen e monumenteve ortodokse serbe, thuhet ne njoftimin e leshuar nga ambasada gjermane ne Prishtine. (rel)