E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët rrëmbejnë 16 persona në veri të Afganistanit

Në një prej incidenteve, talebanët sulmuan një klinikë mjekësore në provincën malore Sar-i-Pul duke marrë peng tetë punonjës, ndër to edhe gra, deklaroi Bilal Nairam, një oficer i lartë policie në provincë.
   
Në pengmarrjen e dytë, që si e para ndodhi gjatë natës në provincën fqinje Faryab, talebanët sulmuan një postbllok dhe rrëmbyen tetë oficerë policie, deklaroi një shef i policisë lokale.
     
Ndërkohë që talebanët nuk kanë bërë asnjë koment për sulmet.

Talebanët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001, por vazhdojnë të jenë aktivë në jug dhe në lindje të vendit dhe kohët e fundit po bëhen aktiv edhe në zonën veriore të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›