E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, futbollisti më seksi në Francë

Lorik Cana lojtari më seksi në Francë nga lojtarët e Ligës 1. Përfundimin e ka nxjerrë një nga faqet sportive franceze në internet Myfreesport.fr, që nga ana e saj ka bërë edhe një klasifikim të futbollistëve më joshës.

Loriku është pozicionuar në vendin e parë duke lënë pas futbollistin e Bordosë, Yoann Gourcuff dhe atë Lilës, Tulio De Melo.

Sipas një tjetër faqeje franceze, football.fr, ka disa muaj që qarkullojnë thashetheme sipas së cilave mesfushori i Marsejës “fricoterait” (po kurdis) me këngëtaren marsejeze, Clara Morgane.

“Cana, - shkruan football.fr, - duke qenë futbollisti më i këndshëm në Francë, natyrshëm që mund ta shijojë këtë marrëdhënie!”

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›