E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bild”: “Lala, një dinamit në bankinë, mund të shpërthejë”

“Nëse unë do të isha trajner, do ta fusja veten time në fushë”. Altin Lala nuk e duron më bankinën. “Nuk është e këndshme të shohësh ndeshjet nga tribuna. Por unë nuk dua të hap debate”, - thotë shqiptari për gazetën popullore gjermane “Bild”.

“Bild.de” shton. “Lala, Hanke dhe Egiman dëshirojnë të luajnë. Janë shndërruar në kallëpe dinamiti”. Pas shkatërrimit 2-5 në shtëpi me Hofenhajmin, Hanover 96 renditet në vendin e e 13-të. Bosi i Hanoverit, Martin Kind i shokuar thotë: “Do të jetë një sezon i vështirë. Ne duhet kundër Verderit të mos humbasim”. Trajneri Heking është nën presion, por duket se ai e nxit vetë situatën.

Ajo që i komplikon gjërat në shtëpinë e “96”-s është fakti se bë bankinë po qëndrojnë disa lojtarë që munda ta udhëheqin lojën e ekipit. Majk Hanke, Altin Lala dhe Mario Egiman dëshirojnë më në fund të luajnë. Zëvendëskapiteni Lala nuk u fut as si zëvendësues kundër Hofenhajmit.

“Unë jam i shëndetshëm dhe top-fit”, - thotë Lala, i cili luan për Hanover që nga viti 1998, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni. Tifozët festuan për të në ndeshjen kundër Hofenheimit me një banderolë. “Dhjetë vjet zemërluftarak”. Por, trajneri Heking as që do t’ia dijë për këtë.

E njëjta gjë edhe për Majk Hanke, i blerë 4,5 milionë euro. Blerja më e shtrënjtë në historinë e klubit ngrohet në bankinë,. Edhe pse shënoi dhjetë gola në sezonin e tij të parë. Pas barazimit 0-0 kundër Kotbusit të Skelës, Hanke humbi vendin e tij të titullarit edhe për shkak të skemës me një sulmues që aplikon trajneri Heking. Edhe Egiman po vuan mungesën e minutave për shkak të zgjedhjeve të trajnerit.

“Lala, Hanke dhe Egiman dëshirojnë të luajnë. Janë shndërruar në kallëpe dinamiti. Nëse qëndron kjo, atëherë fitili mund të ndizet shumë shpejt”, - përfundon “Bild”.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›